GREQINË- Në rritje janë rastet e COVID-19, në vend fqinj, Greqinë, ndërsa gjatë 24 orët e fundit janë raportuar 44 humbje jete dhe 2.727 raste të reja pozitive.
Ditën e djeshme është regjistruar një “bum” infektimesh, 4.696, numri më i lartë i shënuar ndonjëherë në vend, prej fillimit të pandemisë.
Vendet me numrin më të lartë të rasteve të reja ditore, janë kryeqyteti, Selaniku dhe Larisa.
Numri i pacientëve të shtruar në spital është 421, ku 357 prej tyre janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar.
Numri total i humbjeve të jetëve është 15.938, ndërsa ai i infektimeve ka shkuar 742.170 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.
Pas shfaqjes së variantit delta, vendi u përfshi nga një tjetër valë të koronavirusit, duke bërë që të rriten në mënyrë drastike numri i infektimeve dhe viktimave. Megjithëse qeveria greke është munduar të mbajë situatën nën kontroll përmes masave të reja anti-COVID dhe procesit të vaksinimit, duket se koronavirusi ka “goditur” sërish.