Varianti Delta, ISHP: Ka dyshime të arsyeshme, por ende s’ka prova zyrtare! Vaksinohuni para vjeshtës

Instituti i Shëndetit Publik është në monitorim të situatës epidemiologjke por ende nuk kanë evidenca zyrtare për praninë e varianti Delta në Shqipëri, ndonëse kanë dyshime të arsyeshme.

Kemi dyshime të arsyeshme dhe prandaj po vazhdojmë po monitorojmë situatën, por evidenca nuk kemi akoma, zyrtarisht nuk kemi evidenca. Mendojmë të vijojmë me testime dhe monitorimin e situatës dhe epidmiologjike po ashtu dhe të laboratorit”-tha shefja e laboratorit të virologjisë në ISHP, Iris Hasibra.

Nëse rrezikohemi nga një valë tjetër e shifrave të larta të infektimeve në vjeshtë. Shefja e laboratorit të virologjisë në ISHP, Iris Hasriba sugjeron se vetëm vaksinimi garanton mbrotje.

Mesazhi kryesor duhet të jetë që njerëzit nuk duhet të refuzojmë testimin, që njerëzit duhet të vazhdojnë me masat dhe distancimin social. Njerëzit duhet të vazhdojnë të vaksinohen sidomos tani përpara vjeshtës meqë mundësia e vaksinimit është e siguruar dhe nga ana e shteti, kështu që besoj se me këto masa ne do të ecim përpara për ta mundur këtë virus. Vetëm kështu mund të lëvizim duke mënjanuar këto valët epidemike apo vazhdimësinë e pandemisë”- u shpreh Iris Hasibra

Varianti Delta i COVID-19 ka një transmetueshmëri 50% më të lartë se varianti britanik që më herët ka qarkulluar dhe në vendin tonë. Ndërkohë prej disa ditësh autoritetet shëndetësore kanë dërguar mostra për analizë në Gjermani për të vërtetuar nëse qarkullon ose jo varianti delta në vendin tonë.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja