Varianti i ri i COVID-19 ngre alarmin në Greqi, Mitsotakis merr vendimin: Vaksinimi i qytetarëve mbi 60 vjeç me detyrim, në të kundërt gjobë 100 euro

Varianti i ri i COVID-19 ngre alarmin në Greqi, Mitsotakis merr vendimin: Vaksinimi i qytetarëve mbi 60 vjeç me detyrim, në të kundërt gjobë 100 euro

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis

Rritja drastike e infektimeve me COVID-19 dhe varianti omikron, ka bërë që kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis të vendosi me detyrim vaksinimin e qytetarëve mbi 60 vjeç, ose në të kundërt do të gjobiten me 100 euro.

“Është e sigurt se mutacioni i ri do të shfaqet edhe në vend tonë”, tha kryeministri, duke shtuar se masat ekzistuese duhet të zbatohen me përpikmëri, ndërsa bllokomi nuk është një zgjidhje.

Ai tha se Greqia, është vendi i dytë në Evrope me numrin më të lartë të vaksinimeve të dozës së tretë, megjithatë nuk duhet qe përpjekjet për mposhtjen e pandemisë të ndalen.

Mitsotakis e vuri theksin te risku i madh i personave mb 60 vjeç për t’u infektuar, ndaj shihet e arsyeshme që të behet me detyrim vaksinimi, në mënyrë që të shmanget përjetimi i formave të rënda të virusit apo edhe vdekjen.

“Vaksinimi nuk është vetëm i detyrueshëm, por edhe i domosdoshëm”, tha ai.

Greqi shifrat e infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi janë alarmante, duke bërë që masat të shtrëngohen në mbarë vendin. Kohët e fundit janë intensifikuar edhe kontrollet për zbatimin e tyre.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!