Varianti indian i Covid , Ministri Britanik i Shëndetësisë: 40% më i transmetueshëm

Varianti indian i Covid , Ministri Britanik i Shëndetësisë: 40% më i transmetueshëm

Ministri Britanik i Shëndetësisë

Varianti Delta i Covid-19 i zbuluar për herë të parë në Indi, i cili po përhapet gjerësisht në Mbretërinë e Bashkuar besohet të jetë 40 % më i transmetueshëm se mutacionet e mëparshme. Kështu u shpreh Ministri Britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock për BBC i cili tha se ky mutacion është bërë dominues në vend "duke e bërë jetën e të gjithëve më sfiduese".

Komiteti Këshillimor Shkencor në Britani paralajmëroi muajin e kaluar se nëse varianti Delta do të ishte 40 deri 50 përqind më i transmetueshëm mund të çojë në një "kulm shumë më të madh rastesh" sesa valët e mëparshme të virusit në fillim të këtij viti dhe pranverën e kaluar, kur dhjetëra mijëra njerëz u shtruan në spital dhe vdiqën.

Ky variant i COVID rrezikon edhe hapjen e vendit pasi, sipas raportit të Komitetit Këshillimor Shkencor lehtësimi i mëtejshëm i kufizimeve, planifikuar për në 21 qershor mund të çojë në një kulm rastesh të reja.

Megjithatë, Hancock u shpreh se lajm i mirë është fakti se numri i njerëzve të infektuar me këtë variant që shtrohen në spital është shumë i ulët dhe shumica duket se janë ata që nuk kanë bërë vaksinën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë