Varianti Omicron, Holanda futet në izolim, kryeministri: Masat e reja, të pashmangshme
Amsterdami gjatë izolimit në dhjetor të vitit 2020
Holanda ka njoftuar se do të vendosë masën e izolimit gjatë Krishtlindjes për shkak të shqetësimeve lidhur me variantin e ri të koronavirusit, Omicron.
Dyqanet jothelbësore, shkollat, baret, restorantet dhe objektet e tjera publike do të jenë të mbyllura deri të paktën në mes të janarit. Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se masat e reja ishin “të pashmangshme”.
Këto janë masat më të ashpra që ndonjë shtet ka marrë deri më tani për shkak të variantit të ri Omicron.
Shtetet në mbarë Evropën kanë ashpërsuar kufizimet, teksa Omicroni, një variant me shumë mutacione, po përhapet në kontinent.
Rregullat e reja në Holandë, që do të hyjnë në fuqi të dielën, u morën pas një takimi ndërmjet Qeverisë holandeze dhe ekspertëve shëndetësorë.
“Holanda edhe një herë po mbyllet", tha Rutte gjatë një konference për media.
Ekspertët thonë se Omicroni pritet të bëhet variant dominues në Holandë gjatë periudhës ndërmjet Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Për javë të tëra ka pasur masa të kufizimit të lëvizjes dhe mbylljen e objekteve kulturore me qëllim që të frenohet përhapja e variantit të ri.
Prej fillimit të pandemisë, Instituti Kombëtar për Shëndetësi Publike në Holandë ka raportuar për mbi 2.9 milionë raste me koronavirus dhe mbi 20,000 vdekje./ Rel
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
10.2%
-
Jo
89.2%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 16789
Lajme të tjera
-
Për herë të parë pas nisjes së pandemisë COVID, Kina rihap kufijtë për turistët
14 Mars, 08:36
-
A e ka virusi Corona origjinën nga laboratori?
4 Mars, 21:11
-
Shtohen konspiracionet pas raportimeve për origjinën e COVID-19
2 Mars, 07:55
-
Dërgoi mjekë gjatë pandemisë në Itali, Rama mori çmimin ‘Urdhri i Minervës”: Nder i madh! Modeli i humanizmit është dëshmuar shpesh drejt Shqipërisë
1 Mars, 21:02
-
Rusia thërret ambasadorin holandez për hetimin MH17
17 Shkurt, 15:22
-
Banorët ankohen për rritje të shkallës së krimit, Amsterdami ndalon konsumin dhe shitjen e kanabisit në lagjen e ‘Dritave të Kuqe’
10 Shkurt, 08:55
-
Pas 3 vitesh hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës në transportin urban në Gjermani, do përdoren vetëm në institucione
4 Shkurt, 11:14
-
Tre vjet pas alarmit fillestar dhe shpalljes si pandemi, reagon OBSH: COVID-19 ende një emergjencë ndërkombëtare, kini kujdes!
30 Janar, 14:45
-
Si politika në tregjet në zhvillim ndikon në inflacion
29 Janar, 09:01
-
Spanja merr vendimin për situatën Covid-19, do të heqë maskat më 7 shkurt
26 Janar, 15:56
-
Sëmundje e re e rrugëve të frymëmarrjes, Koreja e Veriut mbyll kryeqytetin Phenian, bllokim pesë-ditor për qytetarët
25 Janar, 19:09
-
Supersfida Itali - Spanjë, hidhet shorti i gjysmëfinaleve në Ligën e Kombeve
25 Janar, 17:04