Organizata Animal Rescue Albania ka denoncuar në rrjetet sociale një “varr masiv qensh: në Tiranë, ku sipas tyre bëhet fjalë për 11 qen.
Ata theksojnë se trupat ishin të ngrirë, çka tregon se janë mbajtur gjatë në ambiente frigoriferike. Gjithashtu janë gjetur mbetje spitalore që ngrenë dyshime mbi përfshirjen e strukturave si dhe qese e materiale që mund të ndihmojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Organizata thotë se ka bërë kallëzim penal dhe dorëzuar çdo provë, ndërsa kërkon hetim të plotë transparent dhe urgjent. Gjithashtu shprehet se e dinë kush fshihet pas ngjarjes dhe bën thirrje se një vepër e tillë është dështim i rëndë njerëzor e institucional dhe nuk i përket një qyteti që pretendon të jetë europian.
Postimi i plotë:
"Masakër në zemër të Tiranës: Varr masiv qensh në mes të Tiranës- 11 trupa qensh të ngrirë dhe një ndërgjegje e vdekur
Sot u përballëm me një nga pamjet më makabre që kemi parë ndonjëherë. Pas një raportimi nga vullnetarët, shkuam në vendngjarje dhe ajo që gjetëm ishte përtej çdo imagjinate njerëzore.
Në kazanët e mbeturinave u gjetën mbi 11 trupa qensh të pajetë, të hedhur pa asnjë mëshirë, si të mos kishin qenë kurrë qenie të gjalla.
Faktet tronditëse:
Trupat ishin të ngrirë: Gjendja e tyre tregon qartë se janë mbajtur për një kohë të gjatë në ambiente frigoriferike përpara se të hidheshin.
Mbetje spitalore: Mes trupave u gjetën materiale veterinare dhe pjesë trupore që lidhen me ndërhyrje sterilizimi, çka ngre dyshime serioze mbi përfshirjen e strukturave të caktuara.
Prova në vendngjarje: Kemi gjetur qese dhe materiale specifike që mund të ndihmojnë në identifikimin e origjinës së këtij krimi.
Asnjë krim nuk mbetet pa gjurmë.
Kemi depozituar menjëherë kallëzim penal dhe kemi dorëzuar çdo provë në dispozicionin tonë. Tashmë, barra i mbetet autoriteteve: kërkojmë një hetim të plotë, transparent dhe urgjent.
Kushdo që fshihet pas këtij akti duhet të mbajë përgjegjësi penale.
Dhe le të jetë e qartë: për ne nuk ka asnjë dyshim se kush e ka kryer këtë akt dhe nga kanë dalë këta qen. Ne e dimë shumë mirë kush jeni — dhe ata e dinë po aq mirë që ne e dimë.
I bëjmë thirrje vullnetarëve, punonjësve apo qytetarëve që kanë informacion:
Mos heshtni.
Heshtja juaj është ajo që e lejon këtë barbarizëm të vazhdojë.
Vrasja masive dhe trajtimi i kafshëve si mbeturina spitalore është një dështim i rëndë njerëzor dhe institucional.
Një qytet që pretendon të jetë europian nuk mund të lejojë që kazanët e plehrave të kthehen në varreza masive të fshehta.
Tirana nuk mund dhe nuk duhet të jetë kjo."
Komente






Isha vete deshmitar kur sulmuan qenet e rruges nje grua te pambrojtur ne mes te qytetit te Vlores.... por sjam dakord me vrasjen se jane krijesa te dashura dhe besnike, por kur lihen ne mes rruges ato behen agresive dhe kjo organizata e leshit duhet ti adoptoj e ti marri ne vende perkatese e jo te lihen ashtu rrugave.
PërgjigjuTe dalim ne protest per kto krijesa.
Përgjigju