KORCE- Varrezat ilire të Selcës, në zonën malore të Mokrës, muajt e fundit kanë rënë pre e gjahtarëve të thesareve.

Autorët nuk janë identifikuar por drejtoresha e trashëgimisë kulturore në Korcë, Amarda Cici e pranon se dëmet që lanë pas janë të shumta.

“Selca vazhdon të jetë e rriskuar sepse ndodhet larg zonës së banuar”, thekson ajo.

Ekspertët e mbledhur në tryezen “Forcimi i bashkëpunimit për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të objekteve kulturore” thane legjislacioni shqiptar ende nuk i konsideron gërmimet si vepër penale. Kesisoj, personat e paautorizuar që gërmojnë per flori mund te gjejne dhe objekte historike që më pas i shesin jashtë vendit.

Fenomeni i “gjahtarëve të thesareve” nuk kufizohet vetëm në qarkun e Korçës. Raste të ngjashme janë raportuar edhe në Gjirokastër e Shkodër.

Edhe pse nuk ka te dhena zyrtare, ekspertët ne tryezën e organizuar këtë të enjte në Korçë u shprehen se shumë prej objekteve që kanë rënë në duart e trafikantëve dyshohet se janë shitur në ankande dhe koleksione private jashte vendit.