KORCE- Marrëveshja midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke për gërmimin dhe nxjerrjen e eshtrave të ushtarve grekë të rënë gjatë luftës italo-greke,do të përfshijë dhe komunën Drenovë të rrethit të rrethit të Korçës. Në këtë komunë janë përcaktuar tre kordinata ku do të kërkohet, për eshtra, mesa duket edhe në fshatin turistik të Dardhës.
Ndryshe nga banorët e shumë fshatrave të tjerë në rajonin e Korçës,të cilët pohojnë se në pikat e përcaktuara nga Ministria e Brendshme, nuk ka eshtra, banorët e fshatit Drenovë, reagojnë pozitivisht, duke sjellë dhe dëshmi. Ata vlerësojnë pozitivisht dhe marrëveshjen midis dy qeverive.
“Ka patur ushtarë grekë të rënë. Në mal kam bindjen se do të jenë. Ushtarët grekë nuk na erdhën të na pushtonin, erdhën e ikën.”- thotë Kristo Ziko,kryeplak i fshatit, Drenovë.
“Në vitin 40-41 në Mal të Kuq kemi një ushtar grek oficer, dhe një byrazer i imi dhe një shok i tij e ka mbuluar. “thotë banori tjetër Aleks Miallari.
Në rajonin e Korcës janë përcaktuar rreth 31 kordinata për gërmime,ndërkohë që marrveshja midis dy qeverive ka shkaktuar edhe reagime negative nga banoret e zonave te tjera.
Redaksia online
(sg/shqiptarja. com)
/Shqiptarja.com