KUKES - Ndonëse aktivitetet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë kanë nisur prej muajsh, eshtrat e atdhetarëve tanë prehen vend e pa vend. I tillë është rasti i varrit të Hasan Prishtinës në qytetin e Kukësit, i lënë në harresë dhe prej shumë vitesh pa asnjë lloj mirëmbajtjeje.
Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, Bashkia e Kukësit dhe familjarët e patriotit të shquar kanë ndërmarrë nismën për merimetimin e varrit.
Hasan Prishtina lindi në Vushtrri të Kosovës në vitin 1873. Ai mbajti detyra të rëndësishme zyrtare nga viti 1913 deri në vitin 1939 kur u vra nga një atentat në Greqi. Shumë dekada pas vrasjes së Hasan Prishtinës, eshtrat u sollën nga Selaniku për t’u rivarrosur në Kukës, pranë kufirit me Kosovën.
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com