Varri i Skënderbeut në degradim
Toma: Projekt i ri për rikonstruktim

Varri i Skënderbeut në degradim<br />Toma: Projekt i ri për rikonstruktim
Çatia i pikon, sistemi i ndriçimit është jashtë funksioni ndërsa kolanat e mermerit kanë nisur të nxihen.

Në këtë gjendje ndodhet vendvarrimi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Lezhë. Problem është edhe hapësira përreth këtij memoriali, pasi e gjithë zona arkeologjike është kthyer në banja publike. Kjo situatë vijon prej vitesh duke lënë në degradim një prej objekteve më të rëndësishme në vendin tonë.

Bashkia ka gati planin e ndërhyrjes për riparim, por po punohet edhe për një projekt të ri që do të ndryshojë krejtësisht pamjen si dhe parashikon rrethimin për të penguar hyrjen e personave që e dëmtojnë këtë aset historik. Këtë fakt e ka bërë të ditur drejtori i urbanistikes në bashki Sokol Toma.

"Do të bëhet riparimi i monumentit që është dëmtuar momentalisht, por do të bëhet edhe projekti i ri për çatinë që të bëhet diçka më e plotë për pozicionin dhe rëndësinë që ka ky vendvarrim. Po mendohet të bëhet dhe një rrethim dekorativ nga ana e jashtme e muros, për të parandaluar hyrjen e personave që mund të shkaktojnë dëmtime monumentit", u shpreh Toma.  

Ndërsa apelohet që 2 Marsi data e përkujtimit të Besëlidhjes së princave e vitit 1444 të jetë një feste zyrtare, tashmë ka edhe një apel për më shumë vëmendje ndaj emblemës së kësaj ngjarjeje dhe tempullit ku është varrosur heroi ynë kombëtar.

lezhe

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund