Varshavë, Hoxhaj krahason Ivica
Daçiç me Sllobodan Millosheviç

Varshavë, Hoxhaj krahason Ivica<br />Daçiç me Sllobodan Millosheviç
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është treguar i ashpër ndaj Ivica Daçiçit gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Vishegradit dhe Ballkanit në Varshavë të Polonisë.
 
Ai e ka krahasuar atë me Sllobodan Milosheviçin sjelljen dhe diskursin e Daçiçit në raport me Kosovën dhe përpjekjet e tij për ta penguar Kosovën në forcimin e shtetësisë dhe integrimit në BE.
 
“Është një ironi e historisë të shohësh Ivica Daçiçin duke folur për pajtim, një njeri që ka qenë zëdhënës i regjimit të Millosheviçit dhe njeriu i dytë në partinë e tij”, ka thënë Hoxhaj.
 
“Serbia është përgjegjëse për katër luftëra si kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës dhe asnjëherë nuk e ka marr përgjegjësinë. Nuk ka pajtim pa marrë përgjegjësi Beogradi”, ka thënë Hoxhaj.
 
Daçiç në fjalimin e tij më shumë ishte ankuar ndaj BE-së se herë përpiqet ta trajtojë Kosovën si gjoja rast të veçantë e nga ana tjetër këtu në Varshavë e trajton si shtet.
 
Reagimi i Daçiç vjen pas takimit të javës së kaluar të Komitetit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE në Bruksel. Një hap ky që konfirmon rrugën e integrimit europian të Kosovës.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave

SPAK, 1 mln € i gjeti të groposura në oborrin e shtëpisë së Hajdar Bakos! Kush janë Maklen Mici e Bashkim Lika që pastronin lekët e Çopjave