/ATSH-AFP/ - Greqia rrezikon të përballet me mungesë likuiditetesh brenda dy javëve, konfirmoi sot ministri grek i Financave, Janis Varufaqis, ndërkohë që Athina dhe kreditorët nuk kanë arritur një marrëveshje për financimin e vendit.
"Çështja e likuiditeteve është shumë urgjente", deklaroi Varufaqis në përfundim të një takimi tjetër të Eurogrupit në Bruksel.
"Në kuadër të kohës, ne flasim për dy javët e ardhshme", shtoi ai.
Ai theksoi gjithashtu se Eurogroupi nuk i kishte gjykuar të arsyeshme bisedimet mbi problemin e likuiditeteve duke preferuar të insistonte publikisht mbi progresin e bërë.
/Shqiptarja.com