/ATSH-AFP/ - Ministri grek i Financave, Janis Varufaqis shprehu besim dje në mbrëmje për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në 48 orët e ardhshme me zonën euro, pas një takimi të shkurtër ku Greqia refuzoi kërkesat e partnerëve të Eurogrupit.
"Nuk kam asnjë dyshim që në 48 orët e ardhshme, Evropa do të bjerë dakord të na paraqesë një dokument me qëllim që ne të fillojmë punën e vërtetë dhe të përgatisim një kontratë të re për Greqinë", konfirmoi Varoufaqis në një konferencë shtypi në Bruksel.
Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian ndodhen në Bruksel për një takim ku Greqia rrezikon edhe një herë të jetë në qendër të diskutimeve.
Varoufaqis theksoi dje në mbrëmje se ishte shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshjeje të përgatitur nga Komisioni Evropian duke njohur seriozitetin e krizës humanitare në Greqi dhe duke propozuar një zgjatje prej katër muajsh të marrëveshjes të kredisë me kreditorët e saj.
"Fatkeqësisht ky dokument u zëvendësua para takimit të Eurogrupit", konfirmoi ai duke shkaktuar edhe refuzimin nga Athina.
/Shqiptarja.com