Deputeti i LSI dhe njëkohësisht kreu i Grupit parlamentar Petrit Vasili ka folur sot në një konferencë për media lidhur me akuzat ndaj kryetarit të tij.

"Është fare e qartë për këdo që në këtë rast të gjithë e shohin që personat që lidhen me këtë çështje nuk kanë fare të bëjnë me z. Meta, ndërsa sa i takon vullnetit politik që përfaqësonte në atë kohë LSI-ja në qeverinë e kohës, dihet publikisht dhe e kemi bërë publike nëpërmjet z. Dervishaj i cili pati dje një prononcim duke i bërë të qarta për të gjithë, KESH i drejtuar në atë kohë dhe në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ka arritur deri në atë pikë sa është detyruar dhe ka paditur në gjykatat shqiptare në të dy nivelet tarifat e ulura, për të cilat akuzon PD-ja, nga ERE në dy shkallët e gjykimit të cilat u shprehën në favor të ERE-s duke i krijuar një dëm dhjetëra milionë KESH-it."-

Deputeti i LSI nuk la pa komentuar edhe situatën brenda Partisë Demokratike. Ai tha se “. Duke analizuar dy anë të problemit, bërjen gjithnjë e më qesharake të akuzave ndaj Ilir Metës, dhe një mendimi të madh progresiv të problematikës brenda Partisë Demokratike duke filluar nga ish-kryeministri Berisha dhe zyrtarë të lartë, dhe kjo lidhet në mënyrë të veçantë dhe me një sjellje të drejtpërdrejtë që Partia Demokratike ka për një problem të brendshëm në funksion të luftës së brendshme të saj."

Pyetja e përgjigjia e plotë e Petrit Vasilit
Z. Vasili, Partia Demokratike akuzoi dhe kryeparlamentarin Ilir Meta bazuar në deklarimet e ish-administratorit të CEZ, z. Heysek. Cili është komenti i Lëvizjes Socialiste për Integrim?
Në respekt të opinionit publik dhe të pyetjes tuaj, po në këtë rast edhe në respekt në mënyrë të veçantë të mbështetësve dhe simpatizantëve, veçanërisht të Partisë Demokratike, do të doja të vija në vëmendjen tuaj disa momente të rëndësishme që lidhen me këtë çështje. Duke analizuar dy anë të problemit, bërjen gjithnjë e më qesharake të akuzave ndaj Ilir Metës, dhe një mendimi të madh progresiv të problematikës brenda Partisë Demokratike duke filluar nga ish-kryeministri Berisha dhe zyrtarë të lartë, dhe kjo lidhet në mënyrë të veçantë dhe me një sjellje të drejtpërdrejtë që Partia Demokratike ka për një problem të brendshëm në funksion të luftës së brendshme të saj. Për të qenë shumë transparent me opinionin publik po i referohem jo më shumë e jo më larg se sa gazetës së sotme zyrtare të Partisë Demokratike e cila në faqen e parë, duke marrë dhe një kurajo që shkon përtej linjës gazetareske, por është shumë më e rëndë se kaq, sepse ka marrë përsipër të mashtrojë opinionin publik, megjithatë është e drejtë e Partisë Demokratike ta bëjë dhe këtë gjë, pavarësisht se cili është fati tashmë i ditur i mashtruesve.

Në faqen e parë ju keni mundësi të shikoni një titull që citon z. Heysek, i cili sipas RD thotë se biznesmeni është një njeri i besuar i z. Meta. Kjo frazë nuk gjendet dhe as ky emër nuk gjendet në raport dhe PD-ja çuditërisht bëhet korrekte dhe këtu nxjerr edhe thelbin e çështjes në faqen 3, ku thotë shumë qartë se biznesmeni është një njeri i besuar edhe i ish-Kryeministrit Berisha. Pra, është e qartë se sa më shumë vazhdon në mënyrë qesharake të akuzojë z. Meta për këtë çështje, aq më shumë që ne kemi një konferencë shtypi që mbahet në dritën edhe të fakteve të reja ku mediat sociale e kanë bërë shumë të qartë tashmë se cili është ish-Kryeministri për të cilin flitet në raportimin e agjencisë BIRN dhe ky është publik në të gjitha rrjetet sociale, e kemi shumë të qartë pra çështjen e cila nuk lidhet dhe s’ka fare të bëjë me z. Meta, por ka të bëjë pikërisht me në qerthull njerëzish të besuar dhe të afërt të z. Berisha, të cilët sigurisht z. Basha i njeh shumë mirë dhe jo pa qëllim i bie pragut “Meta” për të dëgjuar Sali Berisha.

Konkretisht ju e dini fare mirë që bazuar po në atë dokument që PD-ja citon, personat që përmenden janë ish-ambasadori Tepshi, ambasador i besuar i z. Berisha, përmendet ish-Kryeministri Berisha, njeriu me atributet qeveritare të plota e të pakufi për të marrë vendime, përmendet kryetari i ERE-s, institucion kushtetues për të vendosur për tarifat e energjisë dhe për uljen e tyre ashtu siç ndodhi realisht, së bashku me këshilltarin e tij të brendshëm, të cilët janë tre personat kyç që e trajtojnë dhe e zgjidhin këtë çështje, ku z. Meta as përmendet, as përfshihet dhe nuk hyn fare në këtë çështje, ku tre personat autoritarë për të vendosur çështjet e energjisë në Shqipëri. Desha të thosha ambasadori i prezantues, por edhe z. Berisha dhe kryetari i ERE-s, janë të gjithë njerëz të besuar të ish-Kryeministrit Berisha. Është fare e qartë për këdo që në këtë rast të gjithë e shohin që personat që lidhen me këtë çështje nuk kanë fare të bëjnë me z. Meta, ndërsa sa i takon vullnetit politik që përfaqësonte në atë kohë LSI-ja në qeverinë e kohës, dihet publikisht dhe e kemi bërë publike nëpërmjet z. Dervishaj i cili pati dje një prononcim duke i bërë të qarta për të gjithë, KESH i drejtuar në atë kohë dhe në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, drejtohej nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ka arritur deri në atë pikë sa është detyruar dhe ka paditur në gjykatat shqiptare në të dy nivelet tarifat e ulura, për të cilat akuzon PD-ja, nga ERE në dy shkallët e gjykimit të cilat u shprehën në favor të ERE-s duke i krijuar një dëm dhjetëra milionë KESH-it.

Janë të njohur dhe të ditura, ne i njohim dhe i disponojmë dhe kemi dosje shumë të gjerë e të plotë për këtë çështje, sepse janë komunikim zyrtar i kohës edhe qëndrimet e Ministrit të Ekonomisë që janë diametralisht të kundërta me atë të zyrtarëve të PD-së në atë kohë dhe tregojnë qartë ndarjen e vullneteve tona se cili ka qenë vullneti ynë politik për çështjen.

Ndërsa afera në fjalë ka qenë e lidhur me personat kyç, duke filluar nga ish-Kryeministri dhe Kryetari i tij i ERE-s etj., të cilët Lulzim Basha i njeh më së miri dhe për të cilët ata kanë pasur autoritetin të vendosin, por ku nuk hynte dhe s’ka asnjë lidhje z. Meta dhe gjithnjë e më shumë faktet që po bëhen në mënyrë sistematike publike provojnë se sa qesharake është kjo akuzë. Megjithatë, në mënyrë të veçantë për opinionin publik, por në mënyrë të veçantë edhe për mbështetësit, simpatizantët dhe votuesit e PD-së, është shumë e qartë që sot kemi një betejë që po të marrim një analogji me politikën e mijëra vjetëve më parë, është sindromi i “Brutit ndaj Çezarit”. Në këtë rast Lulzim Basha, duke përsëritur e duke përsëritur e duke marrë edhe riskun publik të dukshëm tashmë, por qesharak duke akuzuar Ilir Metën, ka vetëm një mision, i cili është në nderin e tij ta bëjë dhe është një çështje e Partisë Demokratike, ta zhvillojë luftën me të gjithë mjetet që ajo gjen të arsyeshme dhe të gjithë formave dhe është nën të drejtën e saj, por kjo luftë dhe çdo lloj akuze që bëhet ndaj z. Ilir Meta shkon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek z. Berisha, të cilin Partia Demokratike së paku edhe në gazetën zyrtare të saj ka pasur të paktën karakterin korrekt në faqen e tretë dhe manipulator në faqen e parë, ta evidentojë dhe unë po ua rivë në dispozicion ku evidenton qartë pikërisht nga ato dokumente që ajo referon se është pikërisht z. Berisha i cili i njeh dhe gjithë zyrtarët e PD-së, të ERE-s, ministrat përkatës, etj., të cilët Lulzim Basha i njeh më së miri. Por si duket çështja e luftës së klaneve, vendosja e pushteteve të reja dhe të vjetër, liderëve formalë dhe liderëve historik, është një problem i cili duhet të konsumohet brenda PD-së. Sigurisht ligji duhet të ndërhyjë të zbardhë se si qëndron çështja lidhur me këta zyrtarë të PD-së dhe kjo është që opinioni publik ta dijë si qëndron e vërteta. Ndërsa sa i takon z. Ilir Meta, në këtë rast ky ka qenë një instrument i turpshëm i njerëzve pa karakter, të cilët duke mos pasur kurajon të bëjnë betejat e tyre ballas brenda partisë së tyre përpiqen me forma tinëzare që të shkojnë tek larje hesapesh, pra “Bruti dhe Çezari” brenda PD-së, i cili më së fundmi u bë evident. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)