TIRANË, 16 Korrik/ATSH-Z. Tosku/- Gjatë seancës plenare të ditës së sotme, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili apeloi që duhet të transmetohet besim tek publiku, duke hequr dorë nga deklaratat politike të panevojshme ndaj sistemit shëndetësor në vend.
"Elementi kryesor me të cilin duhet të pajtohemi është rritja në mënyrë sistematike e besimit të qytetarëve ndaj sistemit shëndetësor Të gjitha deklarimet e panevojshme të karakterit politik, të cilat synojnë për të fituar votën e rradhës apo për të përdorur hidhërimin e rradhës, që bota e mjekësisë e ka pjesë të vazhdueshme , nuk bën gjë tjetër veçse tregon mediokritet politik , tregon mungesë vizioni dhe respekti reciprok ndaj çdo pune të bërë", tha Vasili.
Sa i përket rëndësisë së investimeve në spitalin rajonal të Shkodrës, Vasili nënvizoi historikun e investimeve të aplikuara në këtë spital.
'Vetë nisma e sotme ka një rëndësi të veçantë, pasi ky spirtal që ne sot miratojmë një përmirësim të mëtejshëm të tij ka një histori , ku vijueshmëria llogjike e forcon sistemin . Spitali Rajonal i Shkodrës është spitali i parë që është investuar me një projekt bashkohor, dhe në 2001 daton i pari projekt dhe më tutje u aplikuan projekte të tjera nga qeveria. Sot kemi një tjetër investim suplementar që drejtohet nga Edi Rama.
"Në shumatoren e saj, spitali nga pikëpamja strukturore dhe infrastrukturore , është shumë mirë dhe ne jemi bashkë opozitë dhe maxhorancë për të bërë një tjetër investim në këtë spital. Ka patjetër problematika dhe vend për përmirësime të mëtejshme por qytetarët ky është një spital rajonal që përmbush nevojat e qytetarëve", tha Vasili.
Ai shtoi se me keto investime të reja sumplementare mbyllin një cikël historik investimesh , që nuk mund të bëhen në një ditë të vetme , por janë sipërmarrje të mëdha shëndetësore, por që të gjithë duhet të jenë të qetë për kontributin që kanë dhënë në kohe të ndryshme për të formësuar një strukturë spitalore që është jetike për veriun e Shqipërisë"./a.g/





