TIRANE - Nënkryetari i Bashkisë së Kryeqytetit Petrit Vasili gjatë inspektimit të bërë në tregun e ish-Uzinës Dinamo ka deklaruar se çmimet e produkteve nuk janë rritur. Sipas tij ato vazhdojnë të jenë konstante si në çdo periudhë të vitit.
“Situata vazhdon të jetë pozitive, ashtu sikurse në ditët e mëparshme. Alternativa të shumta në pjesë të caktuara të tregut kanë shënuar edhe ulje që u krijon mundësi qytetarëve të kenë zgjedhje nga më të mirat dhe më ekonomike. Tregtarët kanë treguar mirëkuptimin e duhur, duke mos shpërdoruar në këto momente festash dhe sikurse dallohet qartë edhe frekuentimi i jashtëzakonshëm që ka tregu, ka qenë pikërisht sepse kjo klimë çimimesh ua mundëson këtë gjë. Kontrolli do të vijojë me të njëjtin intensitet deri në pasditen e datës 31 dhjetor, që shënon dhe fundin e këtij viti”, u shpreh Vasili.
Qytetarët e pyetur nga A1 Report shprehen se çmimet e fruta-perimeve kanë pësuar rritje gjatë këtyre ditëve. Ata thonë se kjo gjë vihet re edhe në tregje të tjera.
Bashkia e kryeqytetit prej kohësh ka nisur inspektimet në shumë tregje të Tiranës. Përfaqësues së këtij institucioni kanë deklaruar vazhdimisht se synimi është që të zhduket fenomeni i rritjes së çmimeve të produkteve bazë në fundvit, i cili duket se është kthyer në traditë.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com