Vasili: Heqja e kompetencave të
MD, vullnet i ndërkombëtarëve

Vasili: Heqja e kompetencave të<br />MD, vullnet i ndërkombëtarëve
"Kemi qenë të një mendje edhe në komisionin e Reformës në Drejtësi që s'është pikërisht Ministria që duam, por kemi qenë të shtrunguar pasi ndërkombëtarët na kanë thënë kështu". 

Me këtë deklaratë në komisionin e ligjeve, Petrit Vasili, dikur anëtar i Reformës në Drejtësi, bëri të qartë se zhveshja e ministrit të Drejtësisë nga shumica e kompetencave ka qenë një vullnet i ndërkombëtarëve.
 
Por si titullari i ri i këtij institucioni ai kërkoi disa ndryshime në ligjin për funksionimin e Ministrisë pjesë e paketës së dytë të Reformës në Drejtësi.
 
Konkretisht ai kërkoi që të bënte një hetim dhe filtrim të ankesave që do t’i shkojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, institucion që do të zëvendësojë KLD-në, për prokurorë dhe gjyqtarë.
 
Kërkesë kjo që u vlerësua antikushtetuese nga Vasilika Hysi.
 
"Roli i Inspektorit të Drejtësisë, këtu thuhet është i vetmi institucion për verifikimin e ankesave, shkeljeve, këtë duhet ta mbajmë në konsideratë", tha Hysi.
 
"Nëse ju jeni të qetë se ne do të kemi një batërdi ankesash të pafiltruara të cilat nuk do të marrin zgjidhje dhe ne do të ripërsërisim ato sëmundje me të cilat u përballëm te një sistem drejtësie ineficent dhe të një qytetari që nuk zgjidhje, unë jam i shqetësuar dhe nuk jam kaq i qetë", tha Vasili.
 
Pas vërejtjeve te ministrit te LSI, Fatmir Xhafaj e Pandeli Majko, u përpoqën të eliminojnë tensionin në komisionin, duke propozuar rivendosje kompetencash aq sa e lejon kushtetuta e re.
 
"Po krijojmë institucionet e reja dhe largimi i Ministrisë së Drejtësisë menjëherë nga disa detyra bazë, ne do të na krijojë boshllëk. Prandaj, mua kontrolli i dyfishtë nuk më shqetëson, qoftë edhe tranzitore, mjafton të mos kemi konfliktime me Kushtetutën", tha Majko.
 
"Në këtë arkitekturë të re, nuk duhet të minimizojmë rolin e ekzekutivit në këtë proces, brenda kufijve kushtetues ministria të ketë një rol të rëndësishëm"
, u shpreh kreu i komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj.  
 
Paketa e dytë e reformës në drejtësi prej 27 ligjesh po diskutohet në komision që prej dhjetorit.
 
Për një pjesë të mirë të nismave ministrat e LSI-së në krye të Ministrisë së Drejtësisë kanë pasur kundërshti dhe kanë propozuar ndryshime.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët