Vasili:Horra të PS goditën anëtarin
e LSI, do përgjigjemi ashpë

Vasili:Horra të PS goditën anëtarin<br />e LSI, do përgjigjemi ashpë
Kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka denoncuar dhunimin e Orges Grembit, anëtar i LSI në Zharrëz.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat Vasili u shpreh se autori i kësaj vepre është Agim Grembi, të cilin e cilësoi "horr të PS", ndërsa shtoi se policia ende nuk e ka arrestuar.

Vasili i bëri thirrje Partisë Socialiste që të dënojë aktin dhe nënvizoi që përgjigja e Lëvizjes Socialiste do të jetë shumë e ashpër.

“Një anëtar i LSI-së në Zharrëz është goditur nga horra të PS-së dhe autori i veprës kriminale është Agim Grembi. Policia e drogës nuk ka arrestuar kriminelin. Partia Socialiste të dënojë aktin dhe të distancohet nga kriminelët. PS-ja e degës Fier mban përgjegjësi të rëndë për armiqësinë e krijuar”, deklaron Vasili, duke paralajmëruar përgjigje të ashpër ndaj tyre që bëjnë presion.

“Përgjigja jonë do të jetë shumë e ashpër. Nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion”, tha Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

i dhunuari
 (Orges Grembi, djali i dhunuar)

Kreu i LSI Fier tregon konfliktin
Deputeti dhe kryetari i LSI për Rrethin e Fierit, Robert Bitri është shprehur se Orges Grembi po punonte në tokën e tij në momentin kur debati mbi votën me kryetarin e PS degradoi në dhunë.
 
Sipas tij Agim Grembi është konfliktuar me të duke i thënë të votojë PS dhe më pas Lumen Grembi dhe Nami Grembi e kanë qëlluar me levë dhe lopatë . 
 
“Dy persona po punonin secili në pjesën e vet të parcelave. Orges Grembi i cili është një përfaqësuesi i LRI dhe Orges Grembi i cili është kryetari i PS dhe përgjegjësi i turnit në Albpetrol kanë filluar të diskutojnë mes tyre se kë do të votojnë dhe në momentin që Orgesi i ka thënë që unë nuk të tregoj ty se për kë do të votoj dhe Agimi i ka thënë se përse nuk do të votosh për PS ata janë kapur dhe në atë moment Lumen Grembi dhe Nami Grembi kanë qëlluar me levë dhe lopatë Orgesin.
 
 Pasi i kanë ndarë Orgesi është paraqitur në polici dhe pasi ka bërë denoncimin ndaj të treve ka marrë një shkresë për t’u paraqitur pranë doktorit për të parë plagët dhe pastaj për t’u drejtuar Prokurorisë për denoncim ndaj Agim Grembit i cili ka precedentë penal.
 
Pas ankesës dhe kërkesës sime si deputet i LSI dhe kryetar i Kësaj force për Fierin drejtori i policisë më tha se nuk kishte informacion për ketë ngjarje, kurse shefi i Komisariatit të Patosit nuk kishte dijeni. Ne i bëjmë thirrje distancimit të PS për këtë ngjarje. I kujtojmë zotit Gramoz Ruçi të mos harrojë majin e 1994 dhe ngjarjet e Libofshës, nuk mund t fitohet dhe  të bëhet presion nga të tilla ngjarje. I bëjmë thirrje policisë të distancohet nga çdo veprim politik i komandantëve të tyre dhe ministrave të tyre që mund të japin urdhra politik”,
tha Bitri.


  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit