Reagimi i parë nga opozita për letrën e shtatë të kryeministrit Edi Rama, ka ardhur nga LSI. Është numri dy i kësaj force politike, Petrit Vasili, deklaratës së Ramës se nuk zgjedhjet nuk shtyhen se nuk cenohet Kushtetuta, i është përgjigjur duke risjellë në kujtesë shtyrjen e zgjedhjeve në 2007. Sipas tij, është Rama ai që ka frikë nga zgjedhjet dhe jo opozita.

"Çfarë kryeministër i lodhur,vërtet i lodhur krye krejt. Po ky i mbaruar shtyu zgjedhjet ne vitin 2007 për një cope certifikatë,tani na shkruan romane për dashurinë që ka për kushtetutën. Po ky i mbaruar i shtyu zgjedhjet edhe në 2017.Apo kur është në hall ky s'ka rendësi kushtetuta shtyhen zgjedhjet. Të gjithë vetëm qeshin me këtë kryeministër frikacak. Të gjithë tallen me këtë frikacak. Ky është i vetmi kryeministër që e ka kryeministrinë si panolino politike që i zgjidh hallin sa herë që nuk i mbahet....frika. Zgjedhje në 30 qershor nuk ka o frikacak se populli do që të zgjedhe dhe jo të votojë", shkruan Vasili.