Ligji për menaxhimin e mbetjeve urbane duhet t'i nënshtrohet në tërësi ndryshimit, pasi një vendim qeverie nuk mjafton. I këtij mendimi është kryetari i grupit parlamentar të LSI, ish ministri i shëndetësisë Petrit Vasili. Pasi qeveria e re Rama, miratoi si një ndër të para vendime të saj, ndalimin e importit të plehrave, Vasili propozon ndërhyrjen rrënjësore në ligjin e miratuar në shtator të 2011 nga maxhoranca e kaluar.
"Duheshin parë ndryshimet ligjore të cilat do lehtësonin tutje edhe vendimet përkatëse të këshillit të ministrave të cilat do ishin fortësisht të bazuara në ligj, pra kërkon një vështrim tërësor kjo çështje. Këshilli i ministrave zgjodhi një moment kryesor por vështrimi objektiv terësor i ligjit, për të qënë të qetë, pra që kemi një ligj, ai duhet përmirësuar.
Kjo do ishte rruga e duhur se sa veprimet spontane që do të na bënin të bashkëjetonim. Këshilli i ministrave koherent por një ligj bazë që kishte inkoherencat e veta", tha Petrit Vasili. Ligji për importin e plehrave, kundër të cilit pritet të zhvillohet dhe një referendum, nuk u firmos asokohe nga Presidenti Bamir Topi.
Shkrimi u publikua sot (19.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com