Vasili: Informova ambsadorët e BE-së për vjedhjen e votës dhe ata nuk bënë asgjë

Vasili: Informova ambsadorët e BE-së për vjedhjen e votës dhe ata nuk bënë asgjë

Petrit Vasili

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat solli edhe një herë në vëmendje dosjet 339 dhe 184 të cilat sipas tij kanë prova se qeveria ka ardhur në pushtet përmes blerjes së votës. Ai tha s lidhur me këtë ka informuar të gjithë ambasadorët e BE-së, por ata bënë shumë pak ose nuk bënë asgjë.

Gjatë fushatës pati aludime të përhapura për blerjen e votës. Pas ditës së zgjedhjeve, si PD dhe LSI përsëritën pretendimet e tyre pranë misionit të vëzhguesve zgjedhorë të OSBE/ODHIR-it se kishte ndodhur një operacion masiv I përhapur gjerësisht për blerjen e votës. Të dyja këto parti treguan raste konkrete. Por në mungesë të provave të mjaftueshme, nuk paraqitën ankim ligjor. Megjithatë PD dhe LSI, nënvizoj, iu përmbajtën deklaratës së tyre të palëkundur se shkala e blerjes së votës ishte e lidhur me sasi të mëdha parash të vëna në dispozicion nga kultivimi kriminal i drogës.

Këto janë ato që thotë OSBE/ODIHR. Më tutje OSBE/ODIHR vazhdon: Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore, pra resurset shtetërore të shtetit të Edi Ramës dhe presione të shumta me vendin e punë në këmbim të votës, të bëra gjerësisht nga Partia Socialiste. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut. Shumë prej vëzhguesve të OSBE/ODIHR, vazhdon raporti, shprehën shqetësime që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës të kësaj fushate. Sigurisht opozita në atë kohë konstatoi problemin, opozita në atë kohë nuk ishte as Prokurori dhe as hetuesi por pati mprehtësinë dhe ndjeshmërinë ta konstatonte, ta bënte publik, të çonte dhe faktet që ajo siguroi. Sot kemi konfirmimin që i vë vulën këtij procesi, dosjen 339 dhe dosja 184.

Pjesë të kësaj dosje ju i njihni qytetarë nga publikimet që janë bërë, por që janë vetëm një grimcë e së vërtetës që fshihet aty Brenda, e cila dosje nga Prokuroria është bllokuar dhe nuk lëviz që aty sepse do të thotë rënie Brenda sekondës e kësaj qeveri. Edhe në atë kohë gjatë zgjedhjeve në cilësinë e Kryetarit të LSI-së, kam informuar të gjithë ambasadorët e BE, në takim zyrtar publik me ta, për këtë operacion masiv dhe kam kërkuar që ata të bënin gjithçka për ta ndalur atë. Për fat të keq ata bënë pak ose mirë me thënë nuk bënë asgjë. Dhe ky operacion kriminal ndaj të cilit duhej bërë një presion I jashtëzakonshëm duhej marrë çdo masë, vazhdoi dhe solli këtë vend në buzë të greminës.

Raporti I OSBE që unë citova, dosja 339 dhe dosja 184 janë prova shkatërruese publike dhe një arsye e pakapërcyeshme që Kryeministri por dhe ca të huaj, klientë të tij, të mbyllin përfundimisht gojës dhe tendencën për të bërë alibinë e Kryeministrit të këtë operacion kriminal dhe në këtë masakër të zgjedhjeve. Dhe i ftoj mos të thellohen dhe më shumë në inkriminimin e tyre në aferën kriminale të zgjedhjeve që e ka vënë demokracinë në Shqipëri në rrezikun dhe qorrsokakun më të madh në historinë e pluralizimit. Faktet flasin vetë, të gjitha intrigat dhe shpifjet bien poshtë brenda sekondat", u shpreh Vasili.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglateri: 12/03/2019 17:37

    Lezet me kripe Bufi Pulave Vasiliqia i LSI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja