Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun Fier, Petrit Vasili dhe Robert Bitri, kanë prezantuar kandidatët për këshilltarë për Bashkinë Roskovec. Duke folur për kandidaten e ASHE-së për këtë bashki, Majlinda Bufi, Vasili tha se koalicioni i majtë vjen në Roskovec me një projekt të qartë, me një kandidaturë dinjitoze, dhe projekti dhe kandidatura kanë shkuar së bashku.
“Për herë të parë kemi të qartë se çfarë do të bëjmë me Roskovecin, por për herë të parë kemi personin e duhur që mund ta bëjë këtë gjë. Tradita shumë e vjetër e Roskovecit kërkonte prej kohësh që të kishte një kualitet të ri dhe Majlinda Bufi është kualiteti i duhur, qoftë për atë përfaqëson intelektualisht, qoftë për atë që përfaqëson moralisht dhe atë që përfaqëson politikisht”, tha Vasili.
Në vijim të fjalës së tij, Vasili vlerësoi dhe reformën territoriale, e cila rrit së tepërmi kapacitet e njësive të reja vendore. “Në 25 vjet shumë kanë tentuar ta bëjnë, por vetëm “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, e konsideroi atë një dimension të qeverisjes së saj dhe e ktheu në realitet”, tha deputeti i LSI-së.
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI theksoi se qeveria qendrore dhe ajo lokale janë në gjendje të bëjnë ndryshimin e munguar e të shumëpritur prej të gjithë. “Kjo që po themi nuk është as retorika, as propaganda e radhës, por në këtë moment historik kemi mazhorancën më të fortë të të gjitha kohërave, kemi qeverisjen më mendjehapur të të gjitha kohërave, kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare të të gjitha kohërave”, u shpreh Vasili.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com