Vasili kundër testimit të mjekëve:
 Arnim i panevojshëm e i gabua

Vasili kundër testimit të mjekëve:<br /> Arnim i panevojshëm e i gabua
TIRANE - Kreu i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një takim me mjekët në Tiranë është shprehur kundër zhvillimit të testimit  ndaj bluzave të bardha. Ky është zëri i parë kritik që vjen nga radhët e mazhorancës kundër këtij testimi.
 
“Testimi i mjekeve është arnim i panevojshëm. Paligjshmëria e testimit të mjekëve rëndon situatën. Testimi është një ide e gabuar në kohën e gabuar. Imponimi antishkencor nuk e përmirëson sistemin shëndetësor”, u shpreh Vasili, deputet i LSI-së njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë në kohën e koalicionit Berisha-Meta.
 
Sipas tij, rruga e vetme është edukimi në vazhdim i mjekëve.
 
Opozita është shprehur kundër testimit të mjekëve duke e vlerësuar denigrues ndaj bluzave të bardha. Sipas demokratëve, qeveria nuk ka një plan konkret lidhur me zhvillimin dhe zbatimin e kësaj iniciative që kërkon të marrë.
 
Ndërkohë, në një takim që kryeministri pati me mjekët në Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës “Nënë Tereza”, Rama tha se testimi nuk ka qëllim penalitetet ndaj mjekësve, por vendosjen e dinjitetit dhe hierarkinë mes bluzave të bardha.
 
Sipas të dhënave janë 3720 mjekë dhe rreth 13 mijë infermierë e laborantë, që do t’i nënshtrohen testimit në të gjithë vendin. Testimi do të jetë në dy faza, ku faza e parë ka të bëjë me dijet bazë dhe faza e dytë do të jetë me raste konkrete me pacientë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak

Cërrik/ Qëlloi me armë zjarri në ajër në fshatin Liçaj, në pranga 36-vjeçari! Iu kap municion luftarak