Vasili nuk i ndal sulmet ndaj Borchard: Disa pyetje dashamirëse për ambasadorin e 'zhgënjyer'

Vasili nuk i ndal sulmet ndaj Borchard: Disa pyetje dashamirëse për ambasadorin e 'zhgënjyer'

TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili nuk i ka ndalur sulmet e drejtpërdrejta për ambasadorin e OSBE-së, Bernd Borchard. Ai flet për një skenar nga ana e Borchard, që sipas tij nxjerr në pah njëanshmërinë e tij për qeverinë. Referuar deklaratës së ambasadorit në fund të tryezës së OSBE për Reformën Zgjedhore, ku Borchard tha se ishte i zhgënjyer, këtë tog fjalësh Vasili e ka interpretuar ndryshe teksa i bën edhe disa pyetjes.

"Ca pyetje dashamirese per Borchard! Borchard pas konfererences per diskutimin e sistemeve zgjedhore tha : "Për atë që ndodhi sot jam i zhgënjyer. Do të shohim se çfarë do të bëjmë në vijim. Propozimi i PD-së? Nuk e qeverisim ne këtë vend, që të marrim në dorë reformën. Ne mbështesim vendin natyrisht” tha ai. Opozita politike mori pjese ne konference atehere perse eshte kaq i zhgenjyer Borchard? Cfare skenari u prish qe e ben te palumtur Borchard-in se opozita mori pjese? A e mori vesh gje Borchard qe propozimi ne konference ishte i Opozites se Bashkuar dhe jo i PD sic thote ai ?

Mendon vertet Borchard qe nuk e dine shqiptaret qe nuk eshte ai qe e qeveris kete vend? Po kur jepte opinione te njeanshme kunder opozites gjate protestave madheshtore te saj nuk e dinte Borchard-i qe nuk e qeveris ai kete vend? Por kur nuk shpreh asnje opinion Borchard per raportin e OSBE -ODIHR per votimet moniste te 30 qershorit a e mbeshtet ai Shqiperine? Keto jane disa pyetje shume dashamirese qe lindin nga deklarimet e pathelluara dhe te pavenda te Borchardit", shkruan Vasili.

Postimi i plotë i ish-deputetit të LSI-së, Petrit Vasili

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rusi: 26/09/2019 22:08

    O Vaso Panço, o fytyre e pafytyre me pafytyresin tende shkollshume je bere i pavlere

    Përgjigju
  • Luli: 26/09/2019 21:13

    SHIKO ZHABA SA I ZGJUAR ESHTE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni