TIRANE- Mazhoranca do të marrë një vendim mbi Presidentin e Republikës, vetëm pasi ai të ketë reaguar në rrugë zyrtare mbi kërkesën e tyre, për emrat e Gjykatës së Lartë. Vetëm njëmbëdhjetë ditë më parë Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili kanë kërkuar nga kreu i shtetit që të rinisë dhe një herë përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën e Lartë.
Në këtë kërkesë është theksuar se çdo kandidat do të duhet të ketë të bashkëngjitur të dhënat dhe se si ka ecur karriera e tyre. Madje në shkresën zyrtare është theksuar se as PS dhe as LSI nuk është dakord me procedurat e ndjekura deri më tani nga kreu i shtetit. Por se duket që kreu i shtetit ka zgjedhur të japë përgjigje duke paraqitur emrat që do të garojnë për gjykatën e lartë.
Reagimi
Në një prononcim të dhënë për “Shqiptarja.com” kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, është shprehur se deri më tani nuk ka një ndryshim qëndrimi.
/Shqiptarja.com