Në të njëjtën linjë me Partinë Demokratike, ka qenë edhe LSI-ja. Ka qenë ish-kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili. Në një deklaratë të gjatë për mediat, nga selia e kësaj force politike, ai akuzoi se Partia Socialiste ka nisur shantazhin tek të gjithë qytetarët.
"Është tashmë e qartë publike dhe pa asnjë ekuivok që ka nisur një fushatë kriminale, kërcënimesh të pushtetit të Rilindjes duke shantazhuar me bukën e gojës dhe vendin e punës mijëra punonjës të administratës publike që ata të marrin pjesë në votimet e paligjshme, moniste, të shëmtuara të 30 qershorit. E dimë dhe jemi shumë të qartë dhe kemi sigurisht në dispozicion informacione pafund, informacione vërtetë të liga, të poshtra të fëlliqura që vetëm Rilindja i bën. Se drejtuesit e Rilindjes, e institucioneve publike, të ministrive, drejtorë të të gjitha niveleve përmes këshilltarëve e shefave të tyre të shpërndarë ngado, nëpërmjet pozicioneve , të paligjshme që Rilindja u ka dhënë si dhuratë , që kanë marrë përsipër të kërcënojnë e shantazhojnë, duke marrë dhe të dhënat personale edhe farefisnore të punonjësve të administratës publike, për t’i detyruar me shantazhe e kërcënime që ata të marrin pjesë në votimet e paligjshme, moniste të 30 qershorit. I dimë edhe shumë njerëz të tjerë, me probleme të të gjitha llojeve e formave që kërcënohen me ndihmën shoqërore, që kërcënohen edhe me Kempin, për aftësinë e kufizuar të tyre. kërcënohen me të gjitha format që kanë të bëjnë me mbijetesën e tyre dhe janë të gjithë nën shënjestrën e një qeverie, pushteti dhe një rilindje gangsterësh, për pjesëmarrjen me dhunë në votimet moniste të paligjshme të 30 qershorit. Ta dinë të gjithë këta drejtorë shantazhues, kjo ushtri shantazhuesish maskarenjsh që ligji është në favor të punonjësve të administratës. Askush nuk mund t'i largojë nga puna, lë të guxojnë t'u largojnë nga puna', tha Vasili.
Lajmi kryesor:
PD nxjerr video: PS kërcënon qytetetarin se do i heqë kempin! Bashkia e Roskovecit: E pavërtetë! Djali i dehur
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.4%
-
Pak
12.2%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 1181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jorida Tabaku takime me diasporën për zgjedhjet e 11 majit: PD është alternativa për një Shqipëri më të mirë (VIDEO)
18 Mars, 10:29
-
Berisha e la në listat e hapura, Tabaku thirrje që të votohet dhe për të: Zgjidhje ndryshimi i sistemit, votoni PD dhe mua! Familjet shqiptare po vuajnë kostot ekonomike
17 Mars, 13:44
-
PD-ja ka harruar si bëhen llogaritë
15 Mars, 11:08
-
Flasin të ‘përjashtuarit’ e Berishës/ Tabaku: E meritoja një vend të sigurt, në PD asgjë s’mu fal! Sula: U shkel vota e primareve! Kryemadhi ‘dashuri’ politike: Do votoj Metën
13 Mars, 12:31
-
‘A mendoni se ju ndëshkoi Berisha?’/ Tabaku për gazetarët para Kuvendit: Duhet të isha në listën e mbyllur, por në shtator do të jem sërish në parlament si deputete
13 Mars, 12:12
-
Berisha e la jashtë listës së mbyllur / Tabaku: Fitova primaret, por sot nis beteja për Tiranën në listë të hapur! Në PD asgjë nuk më është falur
13 Mars, 10:35
-
Jep kredi e mbledh kursime! Banka Shqiptare e Zhvillimit, 51% e aksioneve të shtetit! Kush përfiton
12 Mars, 16:03
-
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Gonzato: Ka pasur progres! S'ka më kohë për zvarritje, ky është proces i rëndësishëm për integrimin në BE dhe kërkon bashkëpunim
11 Mars, 13:38
-
Ngec rishikimi i skemës së TVSH në bujqësi, Ministria e Financave kërkon kohë, deputetët: Kjo është tallje! Braçe: Puna ime e fundit në komision
11 Mars, 11:36
-
Berisha fut besnikët në listën e mbyllur të Tiranës, ‘zhduken’ Tabaku e kandidatët më të votuar të Primareve! Garo në listën e sigurt në Durrës, mori vetëm 32 vota (EMRAT)
11 Mars, 11:09
-
Tabaku: Qeveria po mbyll sesionin parlamentar me ligje të porositura, Transparency International e ka cilësuar si qeveri të kapur
11 Mars, 10:50
-
Komisioni i Çështjeve Europiane ‘pro’, në Shqipëri do hapet dega e Bankës Europiane të Investimeve! ‘Paketa e Maleve’ miratohet vetëm me votat e PS
10 Mars, 11:43