Vasili: Rama kërcënoi Akademinë e
Shkencave se do t’i marrë godinën

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama sa i takon riformimit të Akademisë së Shkencave.

Në një status në faqen e tij të “Facebook”-ut, Vasili e cilëson si shkollë pak Rama që flet për godinën e akademisë së Shkencave. 

Vasili shprehet se nga i gjithë ky debat parimor, kryeministri Rama ka kuptuar vetëm që duhet t’i rrëmbejë godinën dhe të mos i japë më ca lekurina Akademisë.

Postimi i Petrit Vasilit:
Shkollëpakti flet për godinën e Akademisë së Shkencave
Akademia e Shkencave ka nevojë të transformojë rrënjësisht raportin e saj me shoqërinë dhe vendin. Edhe menaxhimi i saj i brendshëm duhet të ndryshojë.
Akademia dhe akademikët duhet të jenë pjesë e vyer e debatit publik multivalencial, por ata i kanë munguar këtij debati, ndaj edhe ai është shpesh shumë i varfër dhe domen i profanëve të paskrupuj.
Raporti i akademisë me shkencëtarët e rinj të talentuar, që formohen në Shqipëri dhe jashtë saj dhe me kërkimin shkencor në tërësi, është i ngurtë dhe joinspirues.
Këto janë çështje madhore, që duan përgjigje, e që edhe ne i duam këto përgjigje.
Një tjetër Akademi Shkencash i duhet vendit. Zgjedhjet brenda saj, që riciklojnë problemet e vjetra dhe nuk na i japin këto përgjigje, përse duhen?
Nga i gjithë ky debat i madh konceptual dhe parimor kryeministri ynë shkollëpak ka kuptuar vetëm që duhet t'i rrëmbejë godinën dhe të mos i japë më ca lekurina Akademisë.
Aq di, kot t'i kërkojmë më shumë atij. 

vasili
(Postimi i Petrit Vasilit)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë