Vasili: Rama mik i oligarkëve e
armik i bizneseve të mbijetesës

Vasili: Rama mik i oligarkëve e<br />armik i bizneseve të mbijetesës<br>
Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar për vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël, ose si e quan Vasili “biznesi i mbijetesës”.

Vasili poston fjalën e Ramës në 2015-ën kur ja hiqte të gjitha detyrimet biznesit të vogël dhe e konsideronte “aleat në luftën kundër informalitetit” dhe fajlimin e Ramës në tetor të 2017-ës ku sipas Vasilit me taksat e vëna, Rama e konsideron biznesin e vogël “Armik Piblik”.

“Pavarësisht se gjithë europa ka fasha përjashtuese për TVSH-në për biznese të vogla, shkollëpaku në emër të oligarkisë e bëri sërish Shqipërinë fanar ndriçues në Europë për diskriminimin e biznesit të vogël”, shkruan Vasili.

Postimi i vasilit në Facebook
Kryeministri në nëntor të vitit 2015, kur ja hiqte të gjitha detyrimet biznesit të vogël dhe e konsideronte ALEAT NË LUFTEN KUNDËR INFORMALITETIT, ja ç'thoshte: "Rezultatin e parë të këtij operacioni jua dedikojmë juve. Nuk është se e kemi mirë arkën e shtetit, për të pasur mundësira të mëdha, por besoj se këto para duhet të shkojnë tek ju, tek të gjithë ata që vetëpunësohen. Me hyrjen në fuqi javët e ardhshme të këtij plani, ne i konsiderojmë bizneset e vogla aleatë në betejën kundër informalitetit për të bllokuar shkarkimin e paligjshëm të TVSH-së nga të mëdhenjtë".

Po ky kryeministër qesharak në tetor 2017 ja vë taksat biznesit e shndërron në ARMIK PUBLIK dhe ja ç'thotë:"Ne duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grushti të pasurish. Mosdhënia dhe mosmarrja e faturës së TVSH-së është arsyeja pse i bëmë pjesë të skemës. Rezulton se ka disa biznese që deklarohen si të vegjël e qahen si të vegjël, por që nuk janë të tillë".

Oligarkët me shume sinqeritet u deklaruan të kënaqur me të dytën se telekomandën e kryeministrit e kanë ata.Pavarësisht se gjithë europa ka fasha përjashtuese për TVSH-në për biznese të vogla, shkollëpaku në emër të oligarkisë e bëri sërish Shqipërinë fanar ndriçues në Europë për diskriminimin e biznesit të vogël.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe