Vasili- Ramës:Kushtetuta s'njeh
facebookun tënd veror si qeveri

Vasili- Ramës:Kushtetuta s'njeh<br />facebookun tënd veror si qeveri
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, me anë të një statusi në faqen e tij të facebook-ut ka sulmuar sërish kryeministrin Edi Rama.

Vasili shkruan se edhe pse situata e zjarreve në vendi është e rëndë, mbytjet që vazhdojë në plazhet tona, mungesën e ujit të pijshëm dhe atë të energjisë elektrike, në asnjë rast nuk ka mbledhur qeverinë për tu dhënë zgjidhej këto problemeve.

“Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t'i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka”, shkruan Vasili.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit
Shqipëria pa qeverisje dhe pa qeveri.

Megjithë katastrofën e zjarreve në gjithë Shqipërinë, mbytjet që vazhdojnë në plazhet tona- ku edhe dje në Vlorë pati një tjetër rast fatkeq e ku kurrkush nuk e ndihmoi, mungesën e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm si ankth i përditshem i mijëra pushuesve, në asnjë rast nuk pamë as qeveri e as qeverisje që të mblidhej, të vendoste, të zgjidhte dhe t'u printe punëve në këto ditë halli.

Dikush duhet t'i shpjegoje këtij kryeministri që e ka detyrë kushtetuese të mbledhë qeverinë e këtij vendi, sepse kushtetuta nuk e njeh facebookun e tij veror si qeveri.

Qeveria e këtij vendi, kushdo qoftë ajo, ka përgjegjësi dhe detyra të patejkalueshme dhe ajo duhet të mblidhet dhe t'i ushtrojë ato, pasi parlamenti atë ka votuar dhe përgjegjësi pa zot nuk ka.

Sigurisht, ky kryeministër shkollëpak që kemi nuk ia thotë hiç nga kushtetuta, pasi kushtetutë ka dënglat ne erë dhe hallin që nuk ta zgjidh, por ta lë na derë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)