Vasili s’pyet për COVID, zhvillon takime pa maska në Kavajë e Golem: Qytetarët po presin me padurim referendumin e 25 prillit
Petrit Vasili takim me banorët në Kavajë
Kur na ndajnë vetëm pak javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duket se partitë politike kanë shpeshtuar takimet me banorët, megjithëse situata e COVID në vend është shumë kritike.
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se ka zhvilluar sot takime me banorët e Kavajës dhe të Golemit. Vasili thekson se qytetarët presin me padurim referendumin e 25 prillit, për të ndëshkuar Rilindjen që i mashtroi.
Por ajo që vihet re është se askush në takim nuk ka vendosur maskë për t’u mbrojtur ndaj COVID. Nga njëra anë ish-ministri i Shëndetësisë akuzon qeverinë se nuk po merr masa për parandalimin e përhapjes së COVID, ndërkohë qe vet nuk zbaton masat e vendosura nga ministria.
‘Pergjegjesi dhe kenaqesi takimi me qytetaret e Kavajes te Lagjeve 1 dhe 5 si edhe te Golemit, qe presin me padurim Referendumin e 25 prillit per ndeshkuar Rilindjen, qe i mashtroi, perbuzi dhe i zhyti ne varferi, ndonese jetojne ne nje nga zonat me potencialet me te larta turistike dhe ekonomike. Rilindja, qe grabit kriminalisht 400 milion euro per inceneratoret lë ne mjerim dhe largon shqiptaret nga atdheu.’- shkruan Vasili.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ngjarja e Kavajës, sipas jush si do të jenë ditët e fundit të fushatës elektorale?
-
Të qeta
53.1%
-
Problematike
39.3%
-
Nuk kam mendim
7.7%
Vota total: 326
Lajme të tjera
-
Denoncon PD në Berat, Alizoti: PS ka mbushur furgonin me mallra dhe po ua shpërndan qytetarëve për të blerë vota! Bashkia Berat mohon akuzat: Po dërgoheshin në magazinë
19 Prill, 22:27
-
Rama mbyll intervistën para përfundimit te '5 pyetjet': Vij pasi fitoj zgjedhjet (VIDEO)
19 Prill, 22:24
-
Aeroporti i Kukësit, Rama: Maksimumi 60 ditë fillon fluturimet ndërkombëtare, pas marrëveshjeve me kompanitë (VIDEO)
19 Prill, 21:53
-
Rama përplaset me gazetarin e Report Tv, Ilir Babaramo: Turp të kesh (VIDEO)
19 Prill, 21:38
-
I keni kërkuar falje Metës?! Rama: Unë jam qenie e veçantë, nuk i përkas kategorisë që çdo gjë e shikojnë të lidhur me zorrën dhe jo me zemrën
19 Prill, 21:28
-
Qytetari ngjitet në majë të shtyllës së tensionit të lartë për të vendosur flamurin e PD, Xhelal Mziu: Ia vlen të rrezikosh për të ngritur të mirën
19 Prill, 21:21
Ne Shqiperi nuk ekziston shteti, zyrtaret marrin rrogat kot duke fjetur gjume. Ky rast behet publik, edhe me foto. Urgjentisht duhet te vendoset gjoba sipas ligjit. Por si kane ardhur kohet sot, shteti nuk vepron, nuk te mbron, prandaj secili ti dale zot vetes si te mundet. Kjo eshte anarki.
Përgjigju