Sulmet e përfaqësuesve të LSI-së ndaj ndërkombëtarëve nuk kanë të sosur. Pas Knut Fleckenstein, objekt sulmi është ambasadori i OSBE-së, Bernhard Borchard pas deklaratës së këtij të fundit mbi situatën e krijuar në disa KZAZ në vend. Ai është shprehur se deklarata e fundit e ambasadorit është provokuese, teksa e ka etiketuar Borchard si "shërbëtor" të qeverisë.
Ish-deputeti i LSI-së ka risjellë në vëmendje përgjimet e BILD dhe shkrimet e VOA-s, kur sipas tij kanë nxjerrë zbuluar aktet kriminale të qeverisë, por për Vasilin, Borchard ka zgjedhur të heshtë.
"Borchard ta paskan lexuar Kushtetuten çunat e Shijakut! Borchard-it duket qarte, qe ja kane lexuar kushtetuten çunat e Shijakut ose hajdutet e votave te Dibres. Do ja kene lexuar me siguri nen tymin e kanabisit nen shoqerine e "çunave me probleme" te furgonit te Gjiknurit. Borchard me qe s'ke degjuar gje merre vesh: nuk ka zgjedhje lokale ne 30 qershor ne Shqiperi.
Kushtetuta e Shqiperise jo ajo e kanabisit qe te kane lexuar ty e thote qarte:Zgjedhjet i shpall me dekret Presidenti i Republikes. Ndaj merre Kushtetuten e lexoje dhe hiqe nga duart koven e benzines e te provokimeve. Mos e njollos OSBE me jeshilen kanabiste se s'ta ka per borxh. Deklarimet provokuese te Borchard jane ato te nje sherbetori te juntes se korruptuar te rilindjes.
Keto deklarime te inkriminuara mbulojne krimet zgjedhore,pasi Borchard nuk ka thene as edhe nje fjale te vetme per hetimet zyrtare te manipulimit kriminal te zgjedhjeve nga rilindja, edhe pasi te vertetat e ketij manipulimi kriminal u bene te ditura boterisht nga BILD dhe VOA. Borchard do te mbaje pergjegjesi te drejtperdrejte per mashtrimet e tij te vazhdueshme si dhe per lojerat e felliqura per te krijuar nje opozite Fake, totalisht ne sherbim te Rames dhe strategjise se tij te zeze te kapjes se te gjithe pushteteve.
Kushdo,qe u vu ne sherbim te kapjes dhe rrenimit te demokracise ne Shqiperi do te jape llogari,koha ka ardhur....Ç'fajsim nuk ka per kerkend", shkruan Vasili.
ik o pler
PërgjigjuFoli i zbythuri nga USA! Akoma ne LSI ky po Mona sikur tha qe do ta perzinte.
PërgjigjuIk mer vemje
Përgjigju