OSBE dënon aktet e dhunshme të ndodhura në disa bashki të vendit të drejtuara nga opozita të cilat përgjatë dy ditëve të fundit kanë shënuar një numër incidentesh duke tentuar të pengojnë procesin zgjedhor. Në deklaratën e saj thuhet se proceset politike duhet të zhvillohen në përputhje me parimin e shteti ligjor. Ajo i drejtohet  jo vetëm autorëve por edhe nxitësve të tyre të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Në deklaratën e cila përkon një ditë pas shtyrjes së vendimit të hapjes së negociatave nga KE, OSBE thekson se veprimet e dhunshme përbëjnë shkelje të ligjit dhe pengojnë përparimin e vendit dhe njollos reputacionin ndërkombëtar.

Ajo përmbyll deklaratën e saj me një thirrje për të shmangur incidentet në protestën që opozita ka paralajmëruar për të premten.

"Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, në disa bashki në Shqipëri. Të gjitha proceset politike dhe administrative duhet të zhvillohen në përputhje me parimet e shtetit ligjor.

Çdo përpjekje për të nxjerrë nga shinat procesin demokratik, përmes veprimeve të dhunshme, përbën shkelje të ligjit, pengon përparimin e vendit dhe njollos reputacionin e tij ndërkombëtar. Jo vetëm autorët e dhunës, por edhe nxitësit e saj, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore. Ne bëjmë thirrje që autoritetet shtetërore të ndërmarrin të gjitha masat, sipas legjislacionit në fuqi, për të hetuar dhe ndjekur penalisht përgjegjësit e dhunës.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje organizuesve të protestës së të premtes të sigurojnë një protestë paqësore. Në përputhje me mandatin e saj, Prezenca e OSBE-së mbetet e gatshme të mbështetë shtetin ligjor dhe demokracinë në Shqipëri", thuhet në deklaratë.

Deklarata në gjuhën angleze

The OSCE Presence firmly condemns the recent violent attacks on the bodies in charge of organizing elections in various municipalities around Albania. All political and administrative processes have to take place according to the rule of law principles.

Any attempt to derail democratic process through violent actions infringes the law, stalls the progress of the country and stains its international reputation. Not only perpetrators of violence, but also instigators, should be held legally accountable. We call for State authorities to undertake all measures, according to existing legislation, to investigate and prosecute those responsible for the violent disturbance.

We also urge the organizers of Friday’s demonstration to ensure a peaceful protest.  

In line with its mandate, the Presence in Albania stands ready to continue to support the rule of law and democracy in Albania.