"Të vaftë mbarë dhe ta mbash gëzuar komedinë e zezë OSBE"- ky ishte 'urimi' që ish-kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili bëri ndaj OSBE-së.

Kjo e fundit në një deklaratë ditën e sotme ka dënuar me forcë sulmet ndaj KZAZ-ve.

Deklarata erdhi pas sulmeve të ndodhura në KZAZ numër 6 në Bushat, ku u dogjën me molotov materialet zgjedhore.

OSBE mbron kështu 30 qershorin si datën e zgjedhjeve në vend, paçka se presidenti Ilir Meta ka dekretuar 13 tetorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Kështu në kuadër të këtyre zhvillimeve, Ish-kryetari i grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

"Sot në kohën e Bablokut dhe të rilindjes,OSBE-së ju dha mundësia që në 30 qershor të shohë zgjedhjet e Partisë Punës."- shkruan Vasili.

Reagimi i plotë:

OSBE me fat të madh!!

Në kohën e Partisë Punës, OSBE nuk i monitoronte dot zgjedhjet 99% -she, sepse nuk fuste dot as kokën në Shqipëri.

Sot në kohën e Bablokut dhe të rilindjes,OSBE-së ju dha mundësia që në 30 qershor të shohë zgjedhjet e Partisë Punës.

Dhe jo vetëm ti shohë por edhe ti çertifikojë, bile edhe me fitore më thelle se 99%, por me 101%.

Të vaftë mbare dhe ta mbash gëzuar komedinë e zezë OSBE.