Vasili sulmon qeverinë ‘Rama’: Çlirimi i vendit nga krimi, një sfidë pa kthim

Vasili sulmon qeverinë ‘Rama’: Çlirimi i vendit nga krimi, një sfidë pa kthim

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka vijuar edhe sot sulmin me akuza ndaj qeverisë “Rama”. Në një status në “Facebook”, Vasilli thotë se qeveria përball krimit është lakuriq dhe ve përpara si gjethe fiku drejtësinë e kapur. Po ashtu Vasili shprehet se çlirimi i vendit nga krimi, është një sfidë pa kthim dhe pa ndalim.

Postimi i plotë

Qeveria lakuriq perpara krimit ve perpara si gjethe fiku drejtesine e kapur. Clirimi i vendit nga krimi,qe ka kapur per fyti kryeministrin dhe qeverinë është sfidë pa kthim dhe pa ndalim. E gjendur lakuriq ne ekspozimin ndaj krimit rilindja po ve perpara, per t'u mbrojtur, drejtesine e kapur si gjethe fiku.

Rilindja tani po perdor germadhen e drejtesise se mbetur per tu futur ne brekushet e saj. Pasi kapen kryeprokuroren, vetingun,pasi futen si anetare te KLGJ dhe KLP lloj e soj personazh pa integritet te refuzuar edhe nga ONM,pasi shkaterruan kushtetuten e 21-22 korrikut,pasi shkrine Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte,pasi lane vendin pa KLGJ dhe KLP rilindja dhe te sajet menduan se ja hodhen.

Lufta pa asnje kompromis me krimin dhe me ata qe e perfaqesojne ste ne krye te qeverise eshte vija ndarese per cdo qytetar,analist e politikan me integritet dhe qe e do vendin. Kushdo qe do te rrekej te bente alibine e krimit per shkak te mëditjes erekeqe te qeverise do te ishte as me shume dhe as me pak se sa nje me shume pas gjethes se fikut te qeverise.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi Dobiçi: 10/09/2018 17:01

    O SURRAT HAJDUTI dole përsëri ???! O FUNDÊRRINË Grabitqar i LSIsë që je bërë sikur ke dalë nga VARRI ! O HAJDUT që ke VJEDHUR edhe DYSHEKËT e SPITALEVE kur Drejtoje MINISTRINË e SHËNDETÊSISË! Lëre pastaj me BURGJET kur ishe Minister DREJTËSIE , që ABUZOVE edhe me TENDERAT e USHQIMEVE të BURGAXHINJËVE në Bashkëpunim me Artur HAJDUT Zoton dhe ILJAZ HAJDUT LABIN!!!!

    Përgjigju
  • Donela: 10/09/2018 16:44

    Fytyra PD-LSI eshte fytyra e krimit,jeni turpi i ketij vendi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja