TIRANE - Deputetët e LSI-së votuan pro paketës fiskale sot në komisionin e Ekonomisë. Por nënkryetari i partisë aleate në qeverisje, Petrit Vasili tha se votimi i paketës fiskale në tërësi nuk do të thotë se LSI ka ndryshuar qëndrimin për akcizën e birrës.

"Kemi votuar dhe mbështetur paketën fiskale në tërësi, por nuk kemi ndryshuar qëndrim që akciza për birrën vendase të mos rritet", - u shpreh Vasili.
 
Sipas tij, në buxhet nuk krijohet asnjë efekt negativ nga mosrritja e akcizës së birrës që prodhohet në vend.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)