Nuk ka vonuar edhe reagimi i parë nga radhët e opozitës në favor të rizgjedhjes së Armand Dukës në krye të FSHF-së për të pestën herë.
/Shqiptarja.com
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, e ka përshëndetur fitoren e Dukës ndaj deputetit socialist Bashkim Fino.
“Zgjedhja e Armand Dukës, një lajm shumë i mirë për futbollin. Futbolli ka nevojë vetëm për ata që e kanë treguar se dinë të fitojnë. Futbolli do të vazhdojë t'u sjellë gëzim shqiptarëve” – ka qenë komenti i Vasilit në facebook.
s.k/Shqiptarja.com









