VLORË- Mbrëmjen e sotme është konstatuar një vatër zjarri në gadishullin e Karaburunit. Dyshohet se zjarri ëshët vënë qëllimisht nga barinjtë e zonës aty pranë.

Nga zjarri po digje bimësia aty pranë, por nuk rrezikohen banesat e zonës.

Report Tv sjell pamje nga ku dallohet zatra e zjarrit në anën tjetër të detit.

Ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e vështirë nga toka për shkak të terrenit të vështirë.