Vatikan, Papa Françesku: Djalli ekziston dhe punon edhe jashtë orarit për të minuar Kishën Katolike

Vatikan, Papa Françesku: Djalli ekziston dhe punon edhe jashtë orarit për të minuar Kishën Katolike

Papa Françesku

Papa Françesku gjatë ditës së sotme nga Vatikani u shpreh se Satani Kishën Katolike po e sulmon çdo ditë e pa orar.

Djalli është gjallë, shëndetplotë dhe punon jashtë orarit për të minuar Kishën Katolike Romake.

                           Papa Françesku

Mirëpo Papa në të vërtetë është kaq i bindur se Satani duhet të fajësohet për krizën e abuzimit seksual dhe ndarjet e thella që i kanë ndodhur Kishës, saqë ai i ka kërkuar katolikëve në mbarë botën, që të recitojnë një lutje të veçantë çdo ditë në tetor, në përpjekje për ta mposhtur atë.

Kisha duhet të shpëtohet nga sulmet e një keqdashësi dhe në të njëjtën kohë të bëhet gjithnjë e më e vetëdijshme për fajin e saj, gabimet e saj dhe abuzimet e kryera në të tashmen dhe të kaluarën. 

Ka deklaruar Papa Françesku një mesazh më 29 shtator.

Papa Francescu që kur u zgjodh në vitin 2013 e bëri të qartë se ai beson se djalli është real. Në një dokument në prill, për shenjtërinë në botën moderne, Papa Francesku përmendi djallin më shumë se një duzinë herësh.

Ne nuk duhet të mendojmë për djallin si një mit, një përfaqësim, një simbol, një figurë të fjalës, apo një ide. Ky gabim do të na çonte të ulnim rolin tonë, të bëheshim të pakujdesshëm dhe të përfundonim më të prekshëm.

Ka shkruar Papa në një dokument.

Veçse kisha është goditur kohët e fundit nga disa skandale abuzimi seksual, njëri pas tjetrit, nga Gjermania, në Shtetet e Bashkuara, në Kili, etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin