Papa Françesku është ulur në gjunjë për t`u rrëfyer në Basilikën e San Pietro-s në Romë për të falur mëkatet. Këtë gjë e ka bërë gjatë organizimit të celebrimit pendestar, duke qenë kështu një shembull edhe për besimtarët e tjerë të fesë kristiane.

Mediat italiane bëjnë të ditur se është hera e parë të rrëfehej një Pape përpara besimtarëve. Papa Françesku ka qëndruar i gjunjëzuar për 2 minuta e gjysmë gjatë rrëfimit të tij për të marrë shenjtërimin e faljes. 

Më pas Papa është ulur në një nga rrëfimtoret ku për 35 minuta ka pranuar rrëfimet e disa besimtarëve që ndodheshin në San Pietro. 

Më herët ishte deklaruar se do të rrëfeheshin vetëm 5 persona, por në të vërtetë personat që janë rrëfyer kanë qenë më shumë. 

Papa Françesko, duke iu referuar rrëfimit të tij, është shprehur: `Jemi të gjithë mëkatarë`.

papa
 Foto të tjera


Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)