Vatikan, Papa Franceskut në tryezë me 1500 të uritur në Ditën Botërore Kundër Varfërisë

Vatikan, Papa Franceskut në tryezë me 1500 të uritur në Ditën Botërore Kundër Varfërisë

Papa Francesku ka drekuar të dielën me 1500 të varfër, në Vatikan, në ditën ndërkombëtare të çrrënjosjes së varfërisë.

“Indiferenca, tha ai, shton pabarazitë në botë. Të gjithë nxitojnë, pa u shqetësuar se distancat rriten, që babëzia e pak njerëzve shton varfërinë e shumë të tjerëve”.

Në ditën botërore të të varfërve, papa mbajti edhe një meshë në sheshin e Shën Pjetrit dhe në përfundim të saj, ai u ul në tryezë bashkë me 1500 të varfër, në sallën Pali i VI në Vatikan.

Zoti i bekoftë të gjithë ata që janë sot këtu, në këtë takim miqsh, në këtë drekë, bekoftë familjet tona.

Faleminderit dhe ju bëftë mirë – tha ai.

Kështu papa iu drejtua të ftuarve në drekën në të cilën u shërbye një menu pa mish derri në mënyrë që të mund të merrnin pjesë edhe ata që i përkasin besimeve të tjera fetare që nuk e lejojnë atë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë