VATIKAN - Priftërinjtë nga famullia romake u mblodhën në Aula Paolo VI në Vatikan ku kanë pasur një takim me Papa Benediktin XVI-të pas njoftimit për dorëheqjen e tij nga papati.

"Është një mësim për Kishën dhe për të gjithë njerëzimin, që të thotë se kur në një situatë që kërkohet nivel të vëmendjes dhe të përgjegjësisë shefi duhet të lejojë të tjerët që të menaxhojnë vendin e tij, ashtu siç veproi Papa”, -tha një prift italian pak para se të hynte në Vatikan.

Ndërsa një tjetër prift vlerësoi Papën për guximin që ndryshoi traditën dhe se dorëheqja e Papës do të ringjallë Kishën Katolike.

Gjatë këtij takimi Papa ka folur për përvojat e tij personale gjatë kohës së tij në detyrë dhe se ishte shumë mirënjohës për lutjet e tyre dhe se ishte i sigurt se do të jenë pranë tij edhe pse do të jetë larg botës.

Papa Benedikti i XVI-të ka mbajtur të mërkurën Meshën e Përhimjes në prag të Kreshmëve, e cila është edhe dalja e fundit publike pas njoftimit të tij për dorëheqjen nga selia papnore, më 28 shkurt.

Redaksia Online
(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)