VATIKAN - Selia e Shenjtë i kërkoi sot zyrtarisht komunitetit ndërkombëtar të reagojë për të parandaluar gjenocidet e mundshme dhe të reja në Lindjen e Mesme dhe të kundërpërgjigjet ndaj burimeve që mbështesin aktivitetet terroriste të organizatës së Shtetit Islamik.
Para 79 kardinalëve nga mbarë bota të mbledhur në asamblenë e kardinalëve dhe shtatë patriarkëve nga Lindja e Mesme, papa Françesku u kërkoi edhe një herë një përgjigje adekuate për t'i bërë ballë fenomenit të terrorizmit të një shkalle të paimagjinueshme në pamje të parë.
"Ne nuk mund heqim dorë së menduari për një Lindje të Mesme pa të krishterët", theksoi ai në hapje të punimeve të asamblesë.
Gjatë një fjalimi të gjatë shumë të argumentuar, kardinali, Pietro Parolin i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të parandalojë gjenocidet e reja dhe të mundshme.
"Komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të mbyllë sytë përballë trafikut të armëve", theksoi ai./ATSH/
/Shqiptarja.com