Vatikani i Tiranës

Vatikani i Tiranës

Kryegjyshata Botërore Bektashiane

Vendit ku katoliket, ortodoksët dhe myslimanët ulen kembekryq për të pirë raki, vendit ku festat fetare dhe pagane festohen me të njëjtin zell, i mungon një element thelbesor - një Vatikan i ri, një vatikan 2.0 jo me Pape, por me dervish.

Kryeministri Edi Rama, që fatin e keq që i ka rënë të qeverisë një vend të vogël e kompenson me idete e medha, i ka paraqitur New York Times projektin e “Shtetit Sovran të Urdherit Bektashi”

Vatikani 2.0 do të jetë një shtet i vogel i vendosur në mes të Tiranës. Kryeqyteti ka gjithçka, por i ka munguar një shtet tjetër.

Ndokush mund të pyese: pse na duhet shtet, duke pasur parasysh traditën e gjatë të tolerancës fetare në Shqipëri? Kunderpyetja: Pse të kënaqemi me bashkëjetesën paqësore kur mund të kemi një shtet prej 28 ha  brenda 28 mijë km/2?

Harrojini projektet e zhvillimit, si ndërtimi i shkollave, autostradat, hekurudhat apo energjjne, harrojeni vizionin Shqipëria 2030! Ajo që na duhet është një shtet tjetër. Së paku, për dy arsye.

Arsyeja e parë është historike. Dy shtete shqiptare janë ndërtuar nga Fuqite e Mëdha. Është radha e shqiptarëve tani të bëjne vetë një shtet.

Bektashinjtë, që besojnë se Zoti na dha mendje që të “mendojmë” – një ide revolucionare për kohën që jetojmë, janë gati të kenë shtetin e vet në mes të Tiranës. Imagjinoni pak: pasaporta, kufij, trup diplomatik, roje, monedhen dhe territorin me përmasat e çerekut të Vatikanit në Rome. Shteti i ri do të përfshijë të gjitha elementet thelbësore: një sallë lutjesh, një muze, administrate, trup diplomatik, një kullë diplomatike si pallati i xhamte i OKB që të strehojë gjithë ambasadat.

Shteti i ri do të përfshijë të gjitha elementet thelbësore: një sallë lutjesh, një muze, administrate, etj. Të gjitha këto brenda një “enklave” të vogël me kupola, ku rregulli i vetëm do të jetë, “nuk ka rregulla”. Gratë? Vish çfarë të duash. Alkooli? Pa mase. Nëse Zoti do ndalonte alkoolin, me siguri nuk do të kishim hardhi.

Arsyeja e dytë, për nevojen e nje shteti të ri, është gjendja e shtetit 112 vjeçar. Nuk po e ndritim megjithëse bëjmë reforma pas reformash dhe punohet natë e ditë. Korrupsioni në vend që të ulet vjen duke u rritur, krimi i organizuar ka arritur nivele persosje. Këto të këqija i kemi që nga koha e Perandorise Osmane. Duhet një shtet i ri, i pa infektuar nga e shkuara, që t'i tregojme botës se çfarë jemi në gjendje të bëjmë me duart tona. Duhet një shtet që ta bëj vetë drejtësinë pa vetting dhe pa pranine e huaj.

Edhe pak kohë dhe bota do të ketë Vatikanin 2.0, edicioni i Tiranës. Rama do jete papa pa tym te bardhe -vendim kardinalesh! Kush ka me nevojë për shekujt e burokracisë fetare të Romës kur mund të kesh të njëjtat vlera mistike pikërisht këtu, por me më pak rregulla dhe me më shumë dervishë?!

Në fund të fundit, përmasat e shtetit nuk kanë rëndësi, e rëndësishme është ideja. Siç thoshte dikur Viktor Hygo: me e fuqishme se forca e një ushtrie të madhe është fuqia e një ideje se cilës i ka ardhur koha!

Ka ardhur kohe tjetër: koha e tolerancës fetare, por tani me “kufij”!

Tashmë për besimtaret dhe ateistet ka më shumë zgjedhje: ose te Papa në Vatikan ose te Baba papa në Tiranë!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 23/09/2024 01:00

    Shqiperia eshte e shqipetareve, Jo e Rames apo Saliut, as e muslimaneve apo kristianeve. Territori i Shqiperise nuk preket, eshte token e shenjte e shqipetareve, eshte toka per te cilen te paret tane dhane jeten. Saliut shiti detin, Rama po' shet token. Tradhetare te kombit. Turpi ju mbulofte, mallkimi i ketij populli e i kesaj toke ju ndjekt per breza me rradhe.

    Përgjigju
  • Pupulli: 22/09/2024 22:42

    Ia hodhi Berisha. Ambasador fuqiplote i Shtetit Bektashi ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Bom: 21/09/2024 23:28

    Turpi i shekullit i Shqipërisë!!! Pika i raftë!

    Përgjigju
  • Askushi: 21/09/2024 20:32

    Baba Mondi shtet ne vete.hajduteria bohet pape.ato dhe ate teritor qe kan nje pjese jan kan grabit Familjes Mumajezi.ku do ti gjejne parate te blejn toka?!.Apo lartmandhia do e boj Baba Mondin investitor strategjik.o pika qe sju bje.

    Përgjigju
  • Arditi: 21/09/2024 20:21

    Marshallah, tani te mcifen te gjithe hajdutet e SkyECC aty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori