Vatileaks: Të paktën pesë persona shpallen fajtorë nga gjykata

/ATSH-AFP/ - Gjykata e Vatikanit njoftoi sot se ka shpallur fajtorë pesë persona, të akuzuar për bashkëpunim në ngjarje kriminale, për vjedhje dhe shpërndarje të dokumenteve konfidenciale në lidhje me mosfunksionimin dhe përvetësimin e fondeve në Selinë e Shenjtë.
Selia e Shenjtë saktësoi nëpërmjet një komunikate se gjyqtarët e saj i kishin informuar të akuzuarit dhe avokatët e tyre mbi përgjegjësitë ligjore që mund të rëndonin në rast të zbulimit të paligjshëm të informacioneve dhe dokumentave konfidencialë.
Këta persona janë thirrur për një seancë paraprake dëgjimore e caktuar në datën 24 nëntor.
Është hera e parë që gazetarët paraqiten para Gjykatës së Vatikanit.
Këta të fundit kanë publikuar më 5 nëntor dy libra ku bëhen publike sjellje të pahijshme dhe mosfunksionim në kuadrin financiar në sktrukturat e brendshme të Vatikanit.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai