Vatra e infeksionit në burgje është kthyer në më të rrezikshmet pas fasonerive në Krujë, por institucionet shtetërore nuk japin asnjë informacion përveç numrave.
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini u pyet sot nga gazetarët se si do të veprohet me personat e prekur që janë në burg, ku do të mbahen dhe trajtohen dhe nëse bëhet fjalë vetëm për personat që vuajnë dënimin apo edhe staf.
Por Eugena Tomini iu shmang pyetjes duke folur në përgjithësi pa dhënë detaje konkrete. Shefja e Epidemiologjisë tha se si për të gjithë të tjerët edhe për të dënuarit do të ndiqet protokolli kundrejt izolimit dhe vetëkarantinimit për personat pa simptoma dhe pa klinikë.
"I kemi shprehur edhe herë të tjera, për cdo rast të dyshuar apo konfirmuar ndiqet protokolli kundrejt izolimit dhe vetëkarantinimit për personat pa simptoma dhe pa klinikë, sigurisht po ndiqet protokolli" tha ajo.
Pas 13 rasteve që u regjistruan dje te burgu 313-të, Report Tv u interesua pranë ministrisë së Drejtëisë dhe Drejtorisë së Burgjeve, por asnjë nga institucionet nuk dhanë detaje se kush janë 13 të infektuarit, të burgosur, roje apo pjesë tjetër e administratës së burgut.
Gjithashtu nuk ka dhënë asnjë njoftim se ku janë vendosur në karantinë në mënyrë për të shmangur përhapjen e epidemisë. Një burim i tha Report Tv se qelitë e caktuara për sistemin '41-bis' do të përdoren për të prekurit me COVID. Por sipas një tjetër burimi, të prekurit do të qëndrojë vetëm në qeli duke larguar të tjerët. Sot u infektua një çift të moshuarish nga djali i tyre, i cili është punonjës në burgun 313 në Tiranë
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.5%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit/ Drejtoresha e ISHP: I gjithë viti duhet të jetë një tetor rozë! Ekspertja: Nëse nuk bëjmë teste jemi vetë fajtore
3 Tetor 2024, 14:31
-
Ethet e Nilit/ 79 të infektuar, 11 humbje jete! ISHP: Mosha mbi 60 vjeç më e prekur
12 Shtator 2024, 20:09
-
Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri! 3 të vdekur dhe 17 të infektuar, Tomini për Report Tv: Lushnja, Fieri e Kurbini më të prekurat
5 Gusht 2024, 13:11
-
Dezinsektimi/ Drejtoresha e ISHP për Report Tv: Zgjat deri në shtator, përsëritet çdo 2-3 javë! Divjaka epiqendra e mushkonjave, s’mund t’i ‘zerojmë’
13 Maj 2024, 13:41
-
‘Lufta’ ndaj insekteve, nis dezinsektimi në të gjithë vendin! Ankohet kryebashkiaku i Divjakës: Duhej nga ajri! ISHP: I konsultuar
8 Maj 2024, 20:02
-
11 raste me fruth në Shqipëri, drejtoresha e ISHP Tomini për Report Tv: Të infektuarit janë 1-13 vjeç! Shpërndarja në tre qytete, si paraqitet situata
24 Janar 2024, 16:21
-
Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje
18 Janar 2023, 21:35
-
Situata me virozat, Drejtoresha e ISHP-së: Grip stinor, paraqiten rreth 14 mijë raste në javë! Piku do jetë në javën e 3 dhe të 4 të janarit
16 Janar 2023, 12:28
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21