Punonjësi i burgut 313 në Tiranë infekton me COVID prindërit e moshuar në Mirditë...Nis hetimi, rrezikon burg!

Një punonjës i burgut 313 në Tiranë i prekur nga koronavirusi, ka infektuar edhe prindërit e tij të moshuar në fshatin Vele të Mirditës. Sipas burimeve ai kishte vizituar pak ditë më parë prindërit, pa pasur dijeni se ishte i prekur nga coronavirusi, pasi nuk kishte shfaqur shenja klinike.

Kryeministri Edi Rama, duke mos specifikuar punën e djalit me COVID, mori shkas për të bërë një reagim të ashpër, duke thënë se si përgjegjshmëria e një personi që shkeli urdhrin duke lëvizur nga Tirana në një qytet tjetër, mund t'i kushtojë jetën prindërve të tij.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se për rastin në fjalë ka nisur hetimi dhe paralajmëron deri në ndëshkim me burg për punonjësin e burgut.

"U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bombat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre problematik, i kthen në pacientë me jetën në rrezik!!! Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t'u bëhet një "peshqesh" i tillë njerëzve më të dashur në botë?! A e kuptoni se ne jemi potencialisht armiku vrastar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?! Lus Zotin që ata dy pleq të mos ikin nga kjo botë e të mos mbeten pishmani i jetës së atij djali të papërgjegjshëm dhe ju lutem të gjithëve. Stop me hilet e me karagjozllëqet, sepse mund të bëheni mos o zot, vrasës të njerëzve tuaj më të shtrenjtë", shkruan Rama.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini iu shmang pyetjes se si do të veprohet me personat e prekur që janë në burg, ku do të mbahen dhe trajtohen dhe nëse bëhet fjalë vetëm për personat që vuajnë dënimin apo edhe staf.

"I kemi shprehur edhe herë të tjera, për cdo rast të dyshuar apo konfirmuar ndiqet protokolli kundrejt izolimit dhe vetëkarantinimit për personat pa simptoma dhe pa klinikë, sigurisht po ndiqet protokolli", tha Tomini.

Të infektuarit në burgun 313

Nse mes 13 të infektuarve ka edhe të dënuar, Report Tv mëson se nëse gjendja e tyre do të jetë më e rëndë dhe do të ketë nevojë për trajtim mjekësor, ata do të shkojnë në spitalin e burgut. Nëse do të shkohet deri në këtë hap, nuk dihet edhe nëse spitali i burgut do të kthehet në një spital COVID. Kjo mbetet të shihet, pasi të burgosurit, ndryshe nga rastet e tjera kanë mbi të gjitha edhe nevojë për ruajtje me efektivë për të shmangur çdo arratisje të mundshme.

Po ashtu, ditën e djeshme Report Tv mësoi se të dënuarit që mund të jenë të infektuar, do të qëndrojnë të vetëm në qeli, për të mos pasur kontakte me të tjerët që do të çonte në përhapjen e koronavirusit.

Një italian i dënuar i arrestuar në Durrës si pjesë e organizatave mafioze, ishte i pari i identifikuar me COVID. Sipas informacioneve te sigurta qytetari italian nuk ka pasur asnje kontakt me njerez nga jashtë burgut që nga data 4 mars dhe vizitat zyrtare janë pezulluar që nga data 11 për të gjithë. Nuk dihet ende se cila pjesë e stafit, apo i burgosur tjetër i arrestuar më pas, ka përcjellë virusin brenda ambienteve të burgut ndoshta edhe pa shfaqur simptomat.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, pas identifikimit të të burgosurit italian me Covid 19, janë testuar 30 të dënuar të tjerë që për arsye të ndryshme kanë pasur kontakt më të brenda burgut, 13 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë. 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ergus Mucaj: 24/04/2020 12:48

    Duhet te mbyllen patjeter . Rreziku me I madh atije eshte . Gjynah nenat qe infektohen rrezikojn edhe femijet e tyre pasi jane gjate gjith kohes ne kontakt me ta . Shteti duhet ti kish mbyll me kohe . Kujdesuni per nenat se jane me te rrezikuara nga cdo aspekt. Uroj qe fjala jone te degjohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)