Zbulohen 13 të infektuar të tjerë në burgun 313! Ulërima dhe revoltë, të dënuarit kërkojnë lirimin me leje të posaçme! Dy opsionet për karantinë

TIRANE- Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë shënuar edhe 13 raste të reja me COVID në burgun 313 në Tiranë, pas rastit të parë, që u konfirmua pak ditë më parë, italianit të arrestuar në 2018 nga RENEA në Durrës, si pjesë si pjesë e organizatave mafioze. Sipas informacioneve te sigurta qytetari italian nuk ka pasur asnje kontakt me njerez nga jashtë burgut që nga data 4 mars dhe vizitat zyrtare janë pezulluar që nga data 11 për të gjithë. Nuk dihet ende se cila pjesë e stafit, apo i burgosur tjetër i arrestuar më pas, ka përcjellë virusin brenda ambjenteve të burgut ndoshta edhe pa shfaqur simptomat.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, pas identifikimit të të burgosurit italian me Covid 19, janë testuar 30 të dënuar të tjerë që për arsye të ndryshme kanë pasur kontakt më të brenda burgut, 13 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë. Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë sqarim se kush janë 13 të infektuarit, të burgosur, roje apo pjesë tjetër e administratës së burgut.

I kontaktuar nga ReportTv as ministria e Drejtësisë dhe as Drejtoria e Burgjeve nuk ka dhënë asnjë njoftim ndaj masave që janë marrë për izolimin dhe në rast se ka edhe të burgosur mes të të infektuarve, ku janë vendosur në karantinë në mënyrë për të shmangur përhapjen e epidemisë. Një burim i tha Report Tv se qelitë e caktuara për sistemin '41-bis' do të përdoren për të prekurit me COVID. Por sipas një tjetër burimi, të prekurit do të qëndrojë vetëm në qeli duke larguar të tjerët.

Por cfarë ndodh në këtë burg dhe cfarë masash janë marrë? Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bëri një vëzhgim. Në portën kryesore të hyrjes është vendosur një njoftim që përveç stafit, u kërkohet të gjithë OPGJ-ve, prokurorëve dhe avokatëve që do të futen në ambientet e këtij burgu që të pajisjen me maska dhe doreza, pasi në të kundërt nuk do të lejohen.

Ndërkohë që në rrjetet sociale në ditët e fundit kanë qarkulluar disa video të të burgosurve te 313-ta që kërkojnë lirimin nga qelia për shkak të situatës dhe dërgimin në shtëpi si pjesa tjetër e përfituesve me leje të posaçme që janë mbi 600 të dënuar deri tani.

Te burgu 302 në Tiranë, Florenc Llanaj, ish-nëndrejtori i spitalit të Sarandës i arrestuar në Maj 2019 nga policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge në kuadër të grupit kriminal, kërkoi lirimin pak ditë më parë me pretendimin se ishte prekur por rezultoi negativ. Në fillim të muajit prill në burgun e Rrogozhinës juristi i këtij institucioni infektoi drejtorin dhe një punonjës të burgut me COVID.

/I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok