Vatra e zjarrit në fshatin Malecaj, në Lezhë, vazhdon të jetë aktive, ndihmuar dhe nga era me intensitet të lartë.
Sipas informacioneve të Report Tv, në teren për shuarjen e zjarrit po punojnë 3 mjete zjarrfikëse të bashkisë Lezhë, ndërsa i janë bashkuar edhe efektivët e FA.
Përqëndrimi i mjeteve zjarrfikëse, me personelin përkatës është i përqëndruar në fshat, kryesisht në mbrojtje të shtëpive te fshatit Malecaj, kurse në drejtim të lartësive të malit të Rrencit, po ndërhyhet me pompa shpine, kazma e lopata nga Shërbimi Zjarrfikës, FA, dhe forcat bashkiake duke bërë të mundur neutrializmin e zjarrit për të mos rrezikuar shtëpitë e banimit.
Sa i përket zjarrit në fshatin Shemri, njësia administrative Orosh, bashkia Mirditë, vatra e zjarrit është fikur, kjo e ndihmuar dhe nga një sasi reshjesh shiu, që kanë rënë gjatë orëve të pasdites. Megjithatë, kjo vatër zjarri, po monitorohet dhe nga shërbimi pyjor i kësaj bashkie.