Vatra më e madhe e COVID-19 në Krujë, policia dhe prokuroria asnjë hetim për fasoneritë që shkaktuan përhapjen

Vatra më e madhe e COVID-19 në Krujë, policia dhe prokuroria asnjë hetim për fasoneritë që shkaktuan përhapjen

Vatra më e madhe e pandemisë në Shqipëri, për momentin cilësohet zona e Krujës dhe Fushë-Krujës. Disa rrobaqepësi në këtë zonë duket se kanë qenë pikat nevralgjike të përhapjes së virusit pandemik COVID-19, çka ka sjellë futjen në karantinim të plotë të mijëra banorëve të zonës. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik dhe Krimi-Ekonomik, prej disa ditësh është në terren në këtë zonë, ku kryen kontrolle të subjekteve dhe ka vendosur dhjetëra gjoba për bizneset. Pavarësisht numrit të masave administrative me gjobë, ndaj subjekteve dhe pronarëve të rrobaqepësive, që u kthyen në vatrat kryesore të përhapjes së virusit COVID-19, nuk është marrë asnjë nisme ligjore për hapjen e një dosje penale nga policia dhe prokuroria.

Një ditë më parë presidenti i vendit Ilir Meta, dekretoi ndryshimet ligjore të bëra nga Parlamenti për situatën pandemike, ku cdo person apo subjekt biznesi do të procedohet penalisht dhe dënohet me burg dhe gjobë në bazë të Kodit Penal. Por këto ndryshme ende nuk kanë hyrë në fuqi, pasi duhen dhe 14 ditë kohë që ato të botohen në Fletoren Zyrtare dhe të jenë në efiçencë. Por Policinë dhe Prokurorinë e Krujës, sërish nuk e pengon askush, që të ndërmarrë nisma ligjore me iniciativë dhe të hetojë subjektet private për përhapjen e virusit COVID-19, në zonën e Fushë-Krujës dhe Krujës.

Deri në këto momente që flasim jo vetëm në Krujë por edhe në të gjithë prokuroritë e tjera të vendit, nuk ka asnjë hetim penal ndaj individëve apo subjekteve që kanë shërbyer për përhapjen në persona të tjerë të virusit pandemik “COVID-19”. Ndërkohë vetëm ditën e sotme në Krujë janë gjobitur me nga 3 milionë dhe 1 milion lekë të vjetra disa subjekte që kanë mbajtur hapur veprimtarinë e tyre. Më konkretisht është gjobitur kompania “NPB” me 1 milion lekë të vjetra, për mosrespektim të distancës në automjetet e punëtorëve.

E njëjta kompani është dënuar me 3 milionë lekë të vjetra për mosrespektim të kushteve higjeno-sanitare. Po kështu në zonën e Fushë-Krujës një kasap i quajtur Hike Çereku, është dënuar me 500 mijë lekë të vjetra gjobë, të ushtrimit të veprimtarisë tregtare në mungesë të dokumentacionit. Gjithashtu një tjetër subjekt i dënuar dhe mbyllur për mungesë të kushteve higjeno-sanitare, është dhe kompania “Fat and Xhaj” me administrator Ardit Kau. Kjo kompani hrezulton të jetë dënuar me 3 milion lekë të vjetra.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 23/04/2020 19:38

    Ca kuptimi ka hetimi tani? Pse nuk eshte vepruar me pare per te kontrolluar? Pse nuk hetohen ata qe i lejuan te punonin?

    Përgjigju
  • Patrioti: 23/04/2020 18:53

    Keto jane veprime pa kuptim te qeverisejes se rilindjes moderne. Ato fasoneri me ato kushte mizerabel pune kane qene edhe pa rene epidemia. Inspektoriati i Punes dhe inspektoriati i sherbimit shendetesor ISHSH jane thjesht gjobvenesa personale. Kryeinspektorja e ISHSH ne qarkun e Durresit qe mbulon dhe Krujen eshte vete pronare e nje fasonerie te kesaj kategorie mizerabel. Nuk besoj se do te gjobisi veten e saj.

    Përgjigju
  • Popull: 23/04/2020 17:23

    He mo se late nam. Beni gjera konkrete se ngelet vetem show. Bejini tani ne keto kohe te pakten. Gjoba leshi qe vini, t'ju vije turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit

Qytetarët në Shkup protestojnë sërish kundër ndotjes së ajrit