Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me zjarret që po 'pushtojnë' pyjet në Shqipëri.

Përmes njoftimit zyrtar, Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe  vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Më tej Meta ka tërhequr vëmendjen për kujdes të veçantë ndaj jetës së qytetarëve. Kujtojmë se ditën e sotme vazhdojnë të jenë disa vatra të ndezura të zjarrit si në Gramsh, Fier dhe Gjirokastër. Një pjesë e mirë e pemëve dhe kafshëve janë dëmtuar nga zjarret.

"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të përhapjes së vatrave të zjarreve në disa qarqe të vendit.

Presidenti Meta nxit autoritetet qendrore dhe  vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme dhe efektive të emergjencës, për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmtonte rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve", shkruhet në njoftimin e Presidencës.